EKSKLUZIVE/ Krisje te Vllaznia, reagon sponsori Alban Xhaferi: Falangat e vjetra duan të krijojnë presion, por unë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 8:41

EKSKLUZIVE/ Krisje te Vllaznia, reagon sponsori Alban Xhaferi: Falangat e vjetra duan të krijojnë presion, por unë…

Vllaznia shpartallon Elbasanin në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, por para ndeshjes ka ndodhur një incident mes drejtuesve të klubit. Para takimit ka pasur një debat mes dy drejtuesve më të lartë të Vllaznisë, Alban Xhaferi donator i ekipit, si dhe Benjamin Naku, administratorit i klubit.ALBAN XHAFERI

Përpos ecurisë së mirë të ekipit, incidenti i djeshëm tregon se ka krisje mes drejtuesve. Shkak është bërë pengimi i donatorit nga policia bashkiake që të hyjë në stadium, me pretekstin se nuk e ka pasur emrin në listë. Ajo që e ka nevrikosur Xhaferin është sajesa, sikur policia bashkiake nuk e ka njohur, si dhe mosreagimi i administratorit që ka qenë pranë.

“Panorama Sport” ka kontaktuar të dy drejtuesit e klubit, të cilët nuk kanë qenë në koherencë me njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se jo gjithçka po shkon siç duhet në klubin shkodran.

Donatori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, reagoi për këtë duke thënë: “Unë sot po luaj jo vetëm me financat e mia për të ngritur Vllazninë aty ku i takon, por edhe me emrin dhe figurën time. Për atë që ndodhi sot (dje), mund të them se ka një tendencë nga falangat e vjetra për të krijuar presion të panevojshëm mbi skuadrën dhe stafin administrues. Skuadra duhet të jetë kompakte dhe mbështetja nga ana ime do të jetë e plotë dhe nuk do të ketë asnjë ndikim mbi ecur- inë e tyre”.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"