EKSKLUZIVE/ Krisja me Partizanin, zbardhen prapaskenat. Ja si Mala e tërboi Demin. (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2019 | 18:53

EKSKLUZIVE/ Krisja me Partizanin, zbardhen prapaskenat. Ja si Mala e tërboi Demin. (E PLOTË)

Partizani i sezonit 2019-2020 është i destinuar të kalojë nga beteja në betejë, ku sapo shuhet një front, si me buton del një tjetër çështje. Gjithsesi, skuadra me në krye trajnerin Franko Lerda ka arritur t’i anashkalojë këto probleme dhe të kryesojë kampionatin me 4 pikë diferencë nga Kukësi. 

esat mala

Për momentin, në vitrinën e të kuqve mbizotëron çështja “Mala”, ku lojtari nuk u grumbullua për ndeshjen me Laçin, me urdhër të Gaz Demit, gjë të cilën presidenti e ka pohuar vetë këtë pas fitores me kurbinasit.

“Panorama Sport”, nga burime të saja pranë të kuqve, ka arritur të zbardhë prapaskenën e këtij vendimi drastik të marrë nga presidenti Demi, i cili nuk është se shquhet për situata të tilla.

gaz Demi

Aq e ndjeshme ka qenë si çështje rinovimi i kontratës së 21-vjeçarit, sa ka qenë vetë presidenti Demi ai që është angazhuar në bisedimet me lojtarin.

“Panorama Sport” ka mësuar se presidenti është ulur vetë dhe ka folur me lojtarin për rinovimin dhe parimisht ranë dakord për kushtet e Malës dhe të agjencisë holandeze që e menaxhon. Bëhet fjalë për një kontratë ku lojtari do të përfitonte rreth 40 mijë euro në sezon, madje presidenti ka pranuar që t’i japë edhe 5 mijë euro bonos, që lidhen me realizimin e objektivave të klubit.

esat mala

Por, një ditë më pas, kur pritej që lojtari të firmoste, mësohet se ai i ka njoftuar drejtuesit se marrëveshja nuk mund të finalizohet, pasi thuhet se mesfushori ka sugjeruar se për të ardhmen e tij do të ishte më mirë të dilte lojtar i lirë.

Presidenti Demi i ka garantuar lojtarit se nuk do të bëhej pengesë për karrierën e tij nëse do të kishte ndonjë ofertë të mirë, por duke ditur se është investuar tek ai, nuk mund t’ia falë vetes që Mala të largohet pa asnjë përfitim financiar.

Refuzimi e ka acaruar aq shumë presidentin, ku gazeta mëson se përveç pezullimit për ndeshjen me Laçin, ai ka marrë edhe një vendim tjetër më të ashpër. 21- vjeçari nuk do të lejohet që të stërvitet me ekipin e parë apo të dytë, por vetëm me moshat dhe nuk ka për të luajtur asnjë ndeshje deri në fund, nëse nuk ndryshon mendje.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"