EKSKLUZIVE/ Konfirmohen lëvizjet te Luftëtari, largohet trajneri Nikolin Çoçlli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 0:22

FB Kategoria Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Luftëtari

EKSKLUZIVE/ Konfirmohen lëvizjet te Luftëtari, largohet trajneri Nikolin Çoçlli

“Nuk do të jem më trajner i Luftëtarit. Kam paraqitur dorëheqjen për shkak të rezultateve të fundit”. Nikolin Çoçlli është trajneri i katërt që largohet nga Luftëtari në sezonin 2019-2020. 

coclli-2

Pas Klevis Dalipit, Klodian Duros dhe grekut Jorgos Marantas, i radhës që ikën për shkak të mosarritjes së objektivit është Çoçlli, i cili nuk e drejtoi më shumë se dy muaj skuadrën bluzi, duke marrë vetëm dy barazime ndaj Kukësit dhe Teutës. Vetë Çoçlli konfirmoi ekskluzivisht për “Panorama Sport” lajmin për largimin.

novi

Gazeta mëson se trajner i ri do të jetë Neritan Novi, një emër i njohur në futbollin gjirokastrit, i cili prej dy vitesh është pjesë e stafit teknik. Bashkë me trajnerin e portierëve, Dritan Kristidhi, Novi do të drejtojë bluzinjtë deri në fund të këtij sezoni me shpresën se mund të ndodhë një mrekulli dhe skuadra t’i shpëtojë rënies.

Sot në orën 15:00 Novi do të prezantohet si trajneri i ri para ekipit nga drejtuesit e klubit. Luftëtari luan të shtunën në Gjirokastër kundër Laçit.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com