EKSKLUZIVE/ “Kolela u nxitua që dha dorëheqjen”, ish-trajneri i Apolonisë: Gati të marr drejtimin e fierakëve nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 12:40

EKSKLUZIVE/ “Kolela u nxitua që dha dorëheqjen”, ish-trajneri i Apolonisë: Gati të marr drejtimin e fierakëve nëse…

Situata ku ndodhet Apolonia, ecuria e dobët në këto 5 javë kampionat, mundësia për të dalë përtej këtij pozicioni delikat, dorëheqja e trajnerit Kolela dhe pritshmëritë, janë objekt i opinionit të emrave që kanë drejtuar fierakët në periudha të ndryshme. Ekskluzivisht për gazetën dhe Elidon Demiraj, i cili e njeh mirë ekipin, pasi ka qenë trajner i saj në Superiore dhe Kategorinë e Parë. Ai shprehu gadishmërinë për të marrë drejtimin e skuadrës fierake.
Elidon Demiraj
Largimi i Kolelës…
Ka një dorëheqje, një vendim dhe trajneri e ka menduar mirë, besoj, ndaj është dorëzuar. Është pak e shpejtuar, por Kolela la arsyet dhe gjykimin e vet, ndaj duhet respektuar vendimi i tij. Punoi gati 3 muaj, e njeh mirë skuadrën dhe mendoj se duhet të kishte vazhduar, por askush nuk ia imponon kthimin e vendimit që ka marrë”.
APOLONIA BYLIS
“Gati për Apoloninë” – “Siç jam për lojtarë përvoje shqiptarë, jam po aq ‘partizan’ për trajnerë shqiptarë, sepse e njohin më mirë realitetin dhe përshtaten shumë më kollaj në çdo lloj gare e kompeticioni dhe i marrin maksimumin grupit që kanë. Realiteti i futbollit tonë është pak i huaj për trajnerët e huaj, ndaj dhe ata kanë dështuar në masë. Egbo pati sukses vjet, sepse e njihte mirë Shqipërinë, duke qenë lojtarë e trajner, ama nuk mund ta bëjë diçka të tillë një i huaj i ardhur rishtas”, deklaron 41-vjeçari fierak, i cili është gati të drejtojë Apoloninë.

“Nëse do të vinte një ofertë ndaj meje, do të isha i gatshëm siç kam qenë edhe në ditët më të vështira të ekipit, por gjithmonë nëse do të ishte një projekt i qartë dhe afatgjatë”.

BUJAR RAMA

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"