EKSKLUZIVE/ “Koincidencë që e nisim përsëri nga Mali i Zi”, Duro flet pas shortit të Ligës së Konferencës: Objektivi ynë padiskutim është kualifikimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 15:59

EKSKLUZIVE/ “Koincidencë që e nisim përsëri nga Mali i Zi”, Duro flet pas shortit të Ligës së Konferencës: Objektivi ynë padiskutim është kualifikimi

Laçi përballet në turin e parë të Ligës së Konferencës me skuadrën e Iskra Danilovgrad të Malit të Zi. Një sfidë e kalueshme në teori për skuadrën kurbinase, siç ka pranuar edhe trajneri Shpëtim Duro në fjalët e tij për “Panorama Sport” pas shortit, ku ai nuk e fsheh që objektivi i vetëm i Laçit është kalimi i turit.

Shpetim Duro logo

“Ky është një short i pranueshëm, jemi të kënaqur më shumë për faktin që do të luajmë ndaj një klubi me afërsi gjeografike, Është koincidencë fakti që edhe sezonin e kaluar e nisëm me një ekip nga Mali i Zi dhe arritëm të kualifikoheshim.

Të jem i sinqertë nuk e njoh si skuadër, por gjithsesi do ta studiojmë dhe sigurisht synimi ynë do të jetë padiskutim kalimi i turit.

Sigurisht që na duhet shumë punë në vijim, pasi jemi disi mbrapa me përgatitjet e ekipit për këtë sezon. Por besoj se deri në ditën e ndeshjes do të jemi gati për ta nisur sa më mirë”, ishin fjalët e Duros.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"