EKSKLUZIVE/ Klubi kroat tenton “puçin” ndaj Shturm Gracit, ja si po përpiqen t’i ndërrojnë destinacionin Pëllumbit (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 23:56

EKSKLUZIVE/ Klubi kroat tenton “puçin” ndaj Shturm Gracit, ja si po përpiqen t’i ndërrojnë destinacionin Pëllumbit (E PLOTË)

Tashmë është një fakt. Skënderbeu është padyshim ekipi shqiptar që di të bëjë më së miri marketing dhe kjo po tregohet sezon pas sezoni. Korçarët janë duke shitur futbollistë të ndryshëm për shifra mjaft të larta krahasuar me nivelin e kampionatit tonë. Dy lojtarët e radhës që do të shiten nga klubi bardhekuq janë Agon Elezi dhe Jorgo Pëllumbi. I pari i afruar si lojtar i lire te bardhekuqte nga Vllazrimi i Maqedonisë para 1 viti, dhe me paraqitjet e tij bindi portugezët e Boavistës të paguajnë afërsisht 500 mijë euro për shërbimet e tij.

Pellumbi-Gripshi-Pollozhani

Elezi arriti te aktivizohet ne 22 ndeshje dhe te ishte një pike kyçe ne formacionin e Ilir Dajes, sidomos ne pjesen e dyte te sezonit. Forma e tij e mirë sportive e treguar gjatë këtij sezoni solli edhe transferimin e tij të bujshëm në një kampionat mjaft të rëndësishëm si ai portugez.

JORGO PËLLUMBI

Futbollisti i radhës që do të mbushë arkat e klubit bardhekuq është Jorgo Pëllumbi. Mbrojtësi polivalent ka luajtur gjithë sezonin si titullar dhe ka bërë paraqitje të mira, duke zgjuar gjithashtu interesim nga shumë klube europiane. Momentalisht ka një akord në parim me ekipin e Shturm Gracit në Austri ku aktivizohet edhe Bekim Balaj. Madje është prerë edhe bileta e avionit e Pëllumbit për në Austri, por ekziston një mundësi që të ndryshojë destinacioni i tij në momentet e fundit.

pellumbi-sot

Pikërisht në fazën e finalizimit të marrëveshjes dhe kur pritej vetëm vizita mjekësore e firma mbi kontratë, duket se një klub i ri ka hyrë fuqishëm në lojë për Jorgo Pëllumbin. Bëhet fjalë për kroatët e Rijekës, të cilët e kanë ngritur pazarin për Pëllumbin gjatë orëve të fundit. Oferta e tyre është e ngjashme me atë të Shturmit, por ajo që po tundon momentalisht drejtuesit e Skënderbeut është përqindja e kartonit. Mësohet se Rijeka i lejon Skënderbeut të mbajë më shumë përqindje të kartonit sesa i lejon Shturmi. Kjo ka bërë që marrëveshja me Shturmin të ngecë momentalisht, dhe për mbrojtësin korçar duket se është hapur kështu edhe njëlloj ankandi.
RIJEKA
Natyrisht që e favorizuar duket Rijeka me ofertën e saj, por nuk dihet ende se c’farë do të vendosin te Skënderbeu. Sipas burimeve të “Panorama Sport”, për Pëllumbin Rijeka ka kërkuar prej kohësh informacione nga një skaut i saj në vendin tonë dhe duket se ata janë bindur përfundimisht për t’i ofruar atij një kontratë joshëse. Rrjedhimisht, nuk përjashtohet mundësia që lojtari të luajë në Kroaci sezonin e ardhshëm. Në fakt, duke parë situatën, edhe për Pëllumbin do të ishte me leverdi një kampionat si ai i Kroacisë, ku hapësirat për talentet e reja janë më të mëdha dhe vitet e fundit shumë futbollistë shqiptarë e kanë përdorur këtë kampionat si trampolinë drejt një ekipi më të njohur. Mbetet tashmë të shihet se c’farë do të vendoset për të ardhmen e Pëllumbit, pasi dy ofertat janë në tavolinë dhe i mbetet vëtëm Skënderbeut që të marrë vendimin final për të ardhmen e futbollistit korc’ar

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"