EKSKLUZIVE / Klubi i Kategorisë së Parë nuk humbet kohë, emërohet në stol Saimir Patushi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2021 | 14:46

EKSKLUZIVE / Klubi i Kategorisë së Parë nuk humbet kohë, emërohet në stol Saimir Patushi

Pas konfirmimit të Administratorit në krye të Burrelit, Bajram Ballabani, goditja për trajnerin e ri të skuadrës matjane ka qenë e menjëhershme.

Patushi-Saimir

“Panorama Sport” mëson se skuadrën e Burrelit për sezonin 2021-2022 do ta drejtojë ish-futbollisti i këtij ekipi dhe shumë ekipeve të tjera të Superligës, matjani Saimir Patushi. Administratori Ballabani në koordinim me presidentin e klubit Kryebashkiakun Agron Malaj dhe drejtorin teknik është vendosur përfundimisht se në krye të pankinës matjane do të jetë Patushi.

41-vjeçari ka një karrierë tepër të artë në futbollin shqiptar, pasi ai ka qenë pjesë e shumë ekipeve që kanë aderuar në elitën e futbollit shqiptar si Vllaznia, Bylis, Elbasani, Tirana.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"