EKSKLUZIVE/ Klubi i Kategorisë së Parë godet në merkato, firmos me sulmuesin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2020 | 23:46

EKSKLUZIVE/ Klubi i Kategorisë së Parë godet në merkato, firmos me sulmuesin brazilian

Besa dështoi për të gjashtin vit radhazi, e megjithatë duket se kanë zënë mend. Sezonin 2020-2021 do ta nisin me synime madhore dhe për të dëshmuar seriozitetin e madh, kanë nisur menjëherë merkaton. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se klubi ka afruar një gjigant për sulmin. Bëhet fjalë një brazilianin Kaina Nunjes da Silva Amarante, i cili ka firmosur kontratë 3- vjeçare me verdhezinjtë.Apolonia-Besa

Gjithçka është mbyllur dhe pritet që më 10 gusht ai të marrë rrugën drejt Shqipërisë. Edhe pse kufijtë janë të mbyllur, këtë shqetësim nuk e kanë të huajt që shkelin në vendin tonë. Ishte vetë Nexhat Bizhdili që paralajmëroi se shumë shpejt do të zbuloheshin blerjet e para të kavajasve dhe kështu ngjau. “Prej dy muajsh jam në kontakte me disa futbollistë cilësorë. Mes tyre ka edhe 2 futbollistë që u mbaroi kontrata më 31 maj, por që do t’i rimarrim në ekip”, deklaronte kreu i klubit pak ditë më parë për gazetën.

Lojtari është 1.95 metra i gjatë dhe një “pykë” e mirëfilltë, ndaj pritshmëritë e drejtuesve janë që ai të garantojë edhe golat për rikthimin e Besës në elitën e futbollit. Nunjes vjen nga kampionati portugez, atje ku luan prej sezonit 2016- 2017. 23-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrave Uniao Maderia, Felgeiras, Moura dhe rishtas tek AD Marko. Ky është vetëm fillimi, pasi presidenca ka projektuar të tjera blerje për këtë merkato vere.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"