EKSKLUZIVE/ Klubi i Kategorisë së Dytë godet në merkato, afron 3 futbollistë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2021 | 16:15

EKSKLUZIVE/ Klubi i Kategorisë së Dytë godet në merkato, afron 3 futbollistë (VIDEO)

Maliqi e ka nisur vitin 2021 me 3 afrime në merkato! Skuadra juglindore e drejtuar nga trajneri Egli Malësia, ka zbritur sot në fushë, ku ka kryer senacën e parë në këtë vit të ri kalendarik, teksa me ekipin janë bashkuar edhe 3 futbollistët e rinj.

Maliqi 2

Bëhet fjalë për Xhuljan Trëndafilin, Xhoni Seidën dhe Bravald Xhafkën. I pari ka qenë edhe më herët pjesë e Maliqit, teksa rikthehen kështu te skuadra bardhekuqe.

Ndërkohë për sa i përket Xhakfës, ai është një produkt i akademisë së Skënderbeut dhe aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit. 27-vjeçari sezonin e shkuar ishte pa skuadër, teksa do të kërkojë të kotribuojë tek ekipi i Maliqit për të arritur objektivin që është ngjitja në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë që përforcimi i tretë është ai i Xhoni Seidës që i bashkohet Maliqit nga radhët e të rinjve të Skënderbeut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"