EKSKLUZIVE/ Klubi i Kategorisë Superiore akord me një sulmues brazilian që është aktivizuar te… Parana (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2021 | 10:45

EKSKLUZIVE/ Klubi i Kategorisë Superiore akord me një sulmues brazilian që është aktivizuar te… Parana (VIDEO)

Egnatia nuk ka të ndalur dhe duket qartë që drejtuesit e klubit e kanë marrë seriozisht përfaqësimin në Kategorinë Superiore, gjë të cilën e tregon puna që po kryejnë në merkato.

Pedro

Goditja e fundit për ekipin e drejtuar nga trajneri Gugash Magani vjen nga Brazili dhe bëhet fjalë për një qendërsulmues brazilian. Pedro, emri i plotë i të cilit është Pedro Augusto Kabral Karvalho, ka gjetur akordin me klubin rrogozhinas dhe që sot pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Magani në fazën përgatitore që ekipi po kryen në Ohër.

Sulmuesi 22-vjeçar ka dalë nga shkolla braziliane e futbollit e Amerika Minieros, por ekipi i fundit me të cilin është aktivizuar është Parana, që militon në Seria C në Brazil.

Pedro

Mbetet për të parë se cili do të jetë kontributi i sulmuesit 22- vjeçar me Egnatian në Kategorinë Superiore. Me zyrtarizimin e Pedros logjikisht bie poshtë pista e nigerianit Antoni Beji, i cili nuk arriti që të shkëputej nga ballshiotët, ndonëse në fillim që palët e kanë gjetur akordin për transferimin e sulmuesit.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"