EKSKLUZIVE/ “Kishim presion të madh mbi shpinë”, heroi Kobina: Shënova golin më të rëndësishëm në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 10:10

EKSKLUZIVE/ “Kishim presion të madh mbi shpinë”, heroi Kobina: Shënova golin më të rëndësishëm në karrierë

Uinful Kobina është njeriu i fitores, pasi pas gjashtë vitesh u dhuron tifozëve të Tiranës derbin, duke mbyllur vuajtjet e bardhebluve. Edhe pse ka qenë një nga lojtarët, i cili e ka luajtur të paktën pesë herë këtë takim, dje ai ishte vendimtar për fatet e bardhebluve.Tirana Kobinah

Në minutën e 90-të e pesë sekonda mesfushori i krahut të djathtë ia doli ta shtynte topin në rrjetë, pas një gjuajtjeje të Muçit të grushtuar nga Alban Hoxha. Një natë e madhe për ganezin bardheblu, që si asnjëherë tjetër ka bërë një nga ndeshjet më të mëdha të tij në Shqipëri. Pas ndeshjes, ekskluzivisht për “Panorama Sport”, ai foli për natën e madhe të 13 dhjetorit.

Jeni njeriu i fitores së Tiranës. E kuptoni që keni shënuar një gol që tifozët e presin prej gjashtë vitesh?

Është një ndjenjë shumë e madhe, nuk di ta shpjegoj. Kënaqësi më vete, sepse ishte ndeshja derbi, në stadiumin e ri. Shënova golin e fitores, golin më të rëndësishëm të karrierës dhe ia dolëm të fitonim derbin. Një ndeshje e madhe për të gjithë ne, për mua që ia dola të tregoja cilësitë në fushën e lojës dhe skuadrën.

Si e konsideroni këtë fitore ndaj Partizanit, pas katër ndeshjeve të tmerrshme?

Le ta quajmë si dhuratë që morëm dhe dhamë për të gjithë. Dua që kjo ndeshje të jetë si një rinisje për ne. Pas këtij takimi shpresoj që të bëjmë ndeshje më të mira, të ngjitemi në krye dhe të fitojmë.79118627_2447461442176630_4925548531768360960_o

Si asnjëherë tjetër Tirana ia doli dhe nuk gaboi. Cili ishte çelësi i fitores në këtë ndeshje?

Kishim presion shumë të madh mbi shpinë. Edhe pritshmëritë e tifozëve dhe klubit ishin të mëdha. Duhet ta fitonim këtë takim. Fitorja është diçka e mirë për klubin, skuadrën dhe të gjithë ne. Me çdo kusht duhet të fitonim, sidomos për tifozët që nuk na kanë braktisur këto kohë që nuk kemi fituar. E kishim si detyrim të gjithë ne lojtarët. Dua ta pranoj se të gjithë e shpresonim dhe e meritonim.

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"