EKSKLUZIVE/ KAS-i vë në lëvizje Partizanin, të kuqtë rikthejnë sulmuesin që spikati në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 19:40

EKSKLUZIVE/ KAS-i vë në lëvizje Partizanin, të kuqtë rikthejnë sulmuesin që spikati në Kategorinë e Parë

Bllokimi i merkatos e ka dëmtuar shumë Partizanin si klub, pasi këtë verë pritej që të kuqtë të bënin merkato të zgjeruar, ku përveç përforcimit të ekipit të parë, prurjet janë të nevojshme edhe për Partizanin B që këtë vit militon për herë të parë në Kategorinë e Parë. Ndonëse dy ekipet janë të varura nga përgjigjja përfundimtare e KAS-it, e cila me vonesën e saj e ka rritur ankthin, drejtuesit kanë lëvizur duke afruar disa elementë. Klubi është fokusuar te rikthimi i disa futbollistëve të dalë ndër vite nga akademia, por që kanë kontribuar në klube të tjera.
nuri
Njëri prej tyre është edhe sulmuesi Klodian Nuri, i cili në sezonin e fundit u shpall golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë, ku me fanellën e Elbasanit shënoi 17 gola. “Panorama Sport” ka mësuar se 25-vjeçari prej ditësh i është bashkuar Partizanit B, ku fare mirë mund të jetë një alternativë edhe për ekipin e parë, nëse është e nevojshme. Gjithsesi, rikthimi i Nurit në familjen e kuqe varet nga përgjigjja që KAS do të japë për apelimin që Partizani ka bërë për çështjen “Çinari”. Përveç Nurit, te Partizani B është afruar edhe sulmuesi i Gramshit, Klaus Zani, i cili gjithashtu mbetet në pritje për t’u prezantuar te “demat”.

klodian nuri

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"