EKSKLUZIVE/ Karabeci rikthehet në Durrës: Te Teuta ndihem si në shtëpi! Gjeta shumë të rinj, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2022 | 23:05

EKSKLUZIVE/ Karabeci rikthehet në Durrës: Te Teuta ndihem si në shtëpi! Gjeta shumë të rinj, por…

Erando Karabeci është afrimi më i fundit i Teutës dhe një njohje e vjetër e klubit durrsak. Mesfushori 33-vjeçar u shpall kampion me “djemtë e detit” në dy sezone më parë dhe së fundmi u aktivizua për një vit me klubin kosovar, Prishtina.

karabeci

Pas arritjes së marrëveshjes me presidentin, Edmond Hasanbelliu, dje Karabeci zhvilloi stërvitjen e parë nën drejtimin e Arapit. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” ai tregoi arsyet e rikthimit në Durrës, por jo vetëm.

Erando, riktheheni në Durrës pas vetëm një sezoni larg Teutës…

Teutën mund ta quaj si shtëpinë time, për shumë arsye. Duke ditur edhe eksperiencën e dy sezoneve më parë, ku arritëm të shpalleshim kampionë, mendoj se në Durrës kam kaluar një periudhë shumë të mirë. E njoh mirë ambientin dhe me shumicën e futbollistëve aktualë jemi shok.

Me presidentin Hasanbelliu kam një marrëdhënie shumë të mirë dhe dua ta falënderoj që beson tek unë. Po ashtu, falënderoj trajnerin Arapi dhe stafin drejtues. Kemi luajtur bashkë dhe njihemi prej vitesh. Më njohin në çdo aspekt, si nga ana profesionale dhe ajo njerëzore, kështu që ishin shumë arsye që unë të kthehesha në Durrës.

Si ka qenë për ju sezoni i kaluar te Prishtina në Kosovë?

Periudha në Prishtinë ishte një eksperiencë e re për mua, sepse ka qenë hera e parë që luaja jashtë Shqipërisë, pra në një kampionat tjetër.

E shijova në maksimum këtë aventurë dhe kalova mirë, pavarësisht se nuk arritëm objektivat që kishim te Prishtina. Ishte një ekip i ndërtuar për titullin kampion, por na rrëshqiti situata dhe patëm oscilacione gjatë sezonit, duke mos marrë dot maksimumin.

A ka diçka që ju bëri përshtypje në Kosovë në krahasim me Superioren?

Superliga e Kosovës është në rritje vit pas viti. Është një kampionat i fortë dhe me rivalitet. Shumë ekipe po investojnë dhe kanë lojtarë që bëjnë diferencën. Besoj që me kalimin e kohës, kur dhe infrastruktura të përmirësohet, niveli do të jetë akoma më i lartë.

Rigjeni një Teutë me shumë ndryshime, çfarë përshtypjeje ju bën në dallim me sezonin ku dolët kampion?

Po, e vërteta është që janë larguar disa lojtarë të rëndësishëm. Gjeta një grup që mbizotërojnë futbollistët e rinj në moshë, por që kanë shumë perspektivë. Për këtë arsye, edhe ne 4-5 lojtarë që jemi me eksperiencë, shpresoj që t’i ndihmojmë ata për t’u rritur. Me shkrirjen e eksperiencës dheenergjisë së moshës së re, besoj se do të jemi një ekip konkurrues. Stafi do të marrë maksimumin ngaky grup.

E ndieni veten gati për të luajtur që në javën e parë ndaj Laçit?

Normalisht që gjatë javës në stërvitje do të duket forma ime, nësejam në 100 % ose jo. Pastaj vendostrajneri, pasi këtë pjesë e di më mirëai dhe stafi i tij. Unë si profesionist që jam, kurdo që ekipi do ketënevojë, do të mundohem të jap mëtë mirën time.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"