EKSKLUZIVE/ Kapiteni i Kombëtares U-19 firmos për tri vite në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2019 | 11:00

EKSKLUZIVE/ Kapiteni i Kombëtares U-19 firmos për tri vite në Angli

Rezart Rama, një nga lojtarët më të talentuar të Kombëtareve të moshave, ka bërë sot hapin e madh në karrierë. Ish-kapiteni i Shqipërisë U-17 dhe së fundmi U-19 ka firmosur për tri vite te klubi anglez që militon në “Championship”, Notingem Forest, që drejtohet nga francezi Sabri Lamushi.68948077_1408381172671745_698435160630099968_n (1)

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se prej tre ditësh lojtari ndodhet në Angli, ku kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe sot do të prezantohet edhe zyrtarisht nga klubi anglez. Rama nuk ka mbushur ende 19 vjeç, ndërkohë që së fundmi ka luajtur me Olimpiakos U-19.

Pozicioni i tij natyral është mesfushor shkatërrues, ndërsa mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes. Rama është titullar i padiskutueshëm i Kombëtares U-19 dhe tashmë gjasat janë që pas këtij transferimi të grumbullohet direkt nga trajneri Edi Reja.e2c09228bde09655252a5c71248e535a

Mësohet se Rama ka prishur kontratën me Olimpiakosin dhe pasi ka dalë i lirë si lojtar, është transferuar me parametra zero te Notingem Forest.

Një rol të rëndësishëm për këtë lëvizje pati edhe menaxheri shqiptar i FIFA-s, Angjelos Veizi, i cili njihet për lidhjet që ka tek Olimpiakosi, ndërsa menaxhon edhe sulmuesin tjetër të kampionëve grekë, Emiliano Bullari, i cili është pjesë e Shqipërisë U-21.68842628_344474206438173_705419636446855168_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"