EKSKLUZIVE/ Kaosi me mesfushorin! Ka kontratë me Dinamon, por emri i del në… Izrael

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 8:33

EKSKLUZIVE/ Kaosi me mesfushorin! Ka kontratë me Dinamon, por emri i del në… Izrael

Emri i mesfushorit Lansinet Sidibe ka dalë dje si një përforcim i klubit izraelit Nes Ziona.

SIDIBE

Por te Dinamoja nuk dinë asgjë për këtë lëvizje. Gazeta është interesuar pranë klubit blu, ku ka mësuar se lojtari ka edhe një vit kontratë dhe se nuk i është dhënë leja e kalimit.

Sidibe bën pjesë te grupi i lojtarëve që do të vazhdojnë të jenë pjesë e Dinamos edhe në Kategorinë e Parë, sepse ka kontratë. Nuk një qëndrim zyrtar nga ana e klubit kryeqytetas, por për gazetën është bërë me dije se Sidibe është pjesë e Dinamos.

Në fakt, situata ka qenë pak kaotike, pasi duket se lajmi është publikuar në një faqe, që menaxhohet nga tifozët e klubit izraelit. Mbetet për t’u parë në vazhdim se çfarë do të ndodhë konkretisht.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

ZYRTARE/ U largua nga Dinamo, mesfushori 25-vjeçar transferohet te skuadra izraelite

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"