EKSKLUZIVE / Kandidatë me CV Superioreje për Lushnjën, Tetova në skenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2022 | 20:35

EKSKLUZIVE / Kandidatë me CV Superioreje për Lushnjën, Tetova në skenë

Direkt pas shkarkimit të Klodian Duros, ambienti në klubin e Lushnjës po “zien”. Kanë nisur vetofrimet, por edhe kontaktet e para nga ana e drejtuesve më të lartë të Lushnjës me kandidatët e mundshëm për t’u ulur në pankinë.

sefa lushnja

E megjithatë, Eriselda Sefa nuk dëshiron që të nxitohet dhe ndaj zgjodhi që të emërojë përkohësisht në “timon” dyshen Hasalla-Gazheli. Kryebashkiakja, sidoqoftë, e ka një plan: pasardhësi duhet të vijë nga elita. E thënë ndryshe, duhet të ketë një CV në Superiore.

I pari emër që ka dalë në skenë është ai i Edlir Tetovës, i cili deri para pak ditësh drejtonte Egnatian. Gazeta “Panorama Sport” mëson se durrsaku është kandidat për këtë rol tashmë në stolin e “lagunarëve”.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"