EKSKLUZIVE/ Kamza vendos për stolin, rikthen trajnerin që i ngjiti në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 10:46

EKSKLUZIVE/ Kamza vendos për stolin, rikthen trajnerin që i ngjiti në Superiore

Kamza, pas një periudhe të gjatë pushimesh, pritet që sot t’u rikthehen ambienteve stërvitore dhe lojtarët të nisin punën në fushë. Thuhet kështu, pasi klubi ka njoftuar para tre ditësh ditën e startit të punës për sezonin e ri në Superiore. Në orën 18:00 është vendosur që Kamza të zbresë në fushë dhe kjo seancë e parë pritet të zbulojë shumë enigma që e kanë shoqëruar klubin gjatë kësaj periudhe gati dymujore.

kamza

Enigma kryesore ka të bëjë se kush do të jetë trajneri i ri skuadrës, pas italiani Pietro Vierkovud duket se ka ndryshuar mendim. Emërimi i “timonierit” të ri të ekipit e bën më të qartë edhe politikën që do të ndiqet në merkato, e cila duhet të jetë në funksion të trajnerit dhe idesë që ai ka për ndërtimin e skuadrës. Janë lakuar disa emra si kandidatë për të marrë drejtimin e Kamzës, por sot pritet të prezantohet Bledar Devolli.

Bledar devolli

Pavarësisht pushimeve të gjata, Kamza e ka nisur merkaton e saj, duke nisur me lojtarë të eksperiencës. Ish-kapiteni vlonjat i Luftëtarit, Orjad Beqiri, shikohet si një përforcim i mundshëm për repartin difensiv.

Devolli2

Mësohet se drejtuesit kamzalinj kanë nisur bisedimet me vlonjatin dhe parimisht palët e kanë gjetur akordin për një bashkëpunim të mundshëm në sezonin e ri. Por, Kamza ka nevojë për një merkato masive, pasi nga sezoni i shkuar vetëm 3-4 lojtarë vijojnë të jenë nën kontratë. Ndërsa me një pjesë të lojtarëve të tjerë pritet që të rinovohet, por të shumtë janë të larguarit në mënyrë përfundimtare.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"