EKSKLUZIVE/ Kamza pa sulmues, Realdo Fili drejt Kroacisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2018 | 10:18

EKSKLUZIVE/ Kamza pa sulmues, Realdo Fili drejt Kroacisë

Emërimi i ish-futbollistit të kombëtares italiane, Pietro Vierkovud, në stolin e Kamzës, krijoi idenë se klubi nga periferia e kryeqytetit do të bënte lëvizje të shpejta edhe në merkato. Mirëpo, për momentin gjithçka duket e stopuar dhe s’ka garanci për afrimet.

Fili

Sulmuesi kryesor, Sebino Plaku, mund të quhet i larguar, ndërsa e njëjta gjë duket edhe me disa titullarë, të cilët kanë pretendime të larta për të vazhduar karrierën me Kamzën. Një pjesë e lojtarëve janë nën kontratë, ndërsa të tjerë si Raçiç, Frashëri, Idrizaj, Kuqi, Imeri etj., u skadon marrëveshja. Një prej futbollistëve që pritet t’i thotë lamtumirë Kamzës është mesfushori fierak, Realdo Fili, i cili u afrua gjatë merkatos së janarit.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se lojtari është në bisedime me klubin e Superligës kroate, NK Istra 1961. Ky ekip ia doli të mbijetonte me po aq vështirësi sa Kamza, teksa e mbylli sezonin në zonën “play-out”, por në ndeshjen shtesë fitoi ndaj Varazhdinit dhe do të jetë sërish pjesë e Superligës.

Realdo Fili

Mësohet se trajneri i Istras ka vëzhguar në sezonin e fundit Filin, duke shprehur interesim konkret. Menaxheri i lojtarit ka avancuar bisedimet me drejtuesit kroat dhe tashmë pritet konkretizimi i marrëveshjes. Fili vjen pas aventurës te Partizani dhe Kamza, teksa me të kuqtë do të mbahet mend si autori i një goli ndaj Ferencvaroshit.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"