EKSKLUZIVE/ “Kampioni” i minutave te Kukësi, rrëfehet Obanor: Solomon, sulmuesi më i rrezikshëm. Frymëzohem nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2019 | 21:39

EKSKLUZIVE/ “Kampioni” i minutave te Kukësi, rrëfehet Obanor: Solomon, sulmuesi më i rrezikshëm. Frymëzohem nga…

Ka afro një muaj e gjysmë që ka shke lur në Shqipëri, por shumë shpejt bindi dhe fitoi formacionin. Po flasim për Erhun Obanor, “kampionin” më të ri të Kukësit.

khalid obanor

Janë luajtur 6 javë dhe ai nuk ka humbur asnjë minutë në fushë, duke u kthyer në titullar të padiskutueshëm në 11-shen e Shpëtim Duros. Pas largimeve të Shametit e Cuculit pati një lloj pasigurie dhe frike për prapavijën, por 24-vjeçari ka dëshmuar se është një garanci më shumë në qendër të mbrojtjes.

Në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për “Panorama Sport”, të parën që ka dhënë që prej kohës që iu bashkua verilindorëve, ai rrëfen vështirësitë që po i krijon gjuha, lojtarin që e frymëzon dhe sulmuesin më të rrezikshëm që ka hasur në karrierë. Nuk kishte si të mos fliste edhe për objektivat dhe rivalët, ndërsa duket i bindur se ekipi i tij në fund do të kurorëzohet kampion.

erhun obanor

Erhun, si e gjetët Kukësin… kush ju solli?

Çështje menaxherësh, të cilët në bashkëpunim me drejtues të Kukësit më bindën që të vija. Nuk ishte e vështirë, pasi pranova direkt ofertën për të nisur një rrugëtim të ri në karrierë në Shqipëri.

Pas një muaj e gjysmë, çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje nga Shqipëria?

Shqipëria është e mirë, më pëlqen, nuk ka shumë diferenca nga Europa Qendrore, ose mund të themi që ka diferenca të vogla. Klima është e mirë dhe ushqimi gjithashtu.

obanor

Në ekip si ju kanë pritur dhe a po hasni vështirësi në komunikim?

Në ekip më kanë pritur shumë mirë, shokët, drejtuesit dhe gjithë ambienti që më rrethon është miqësor. Gjuha shqipe është shumë e vështirë, mundohem të kuptoj, ose tentoj ta kuptoj, por të them të vërtetën e kam shumë të vështirë. Por, në përgjithësi nuk kam probleme pasi flasim dhe komunikojmë anglisht dhe kjo e bën më të lehtë çështjen e komunikimit. Pa harruar që unë kam shumë pak kohë në Shqipëri, ndaj e kam dhe të vështirë momentalisht për ta kuptuar shqipen. Por, do tentoj vazhdimisht dhe do studioj që të avancoj me gjuhën.

Keni filluar të mësoni ndonjë fjalë?

Natyrisht që kam mësuar disa fjalë përshëndetëse, por në çdo kohë jam i angazhuar për të mësuar sadopak shqip.

Jeni “kampioni” i minutave te Kukësi, në 6 javë numëroni 540 minuta. Çfarë do të thotë të jeni lojtari i preferuar i trajnerit?

Po, është e vërtetë që i kam luajtur të gjitha minutat në kampionat, por dhe në Kupë, e për këtë falënderoj shumë trajnerin për mbështetjen dhe besimin. Do bëj çdo gjë që të ndihmoj ekipin, duke dhënë më të mirën time në stërvitje e në fushën e lojës.

obanor

Presidenti ka kërkuar 3 fitore radhazi në kampionat, mendoni se do ia plotësoni dëshirën?

Kemi motivimin e duhur për fituar çdo ndeshje dhe në fund të shpallemi kampionë. I kemi të gjitha mundësitë për të dalë fitimtarë, kemi kualitet dhe besoj shumë se në çdo ndeshje do t’ia dalim të marrim pikët maksimale.

Titulli është objektiv i kahershëm i Kukësit, por vetëm një herë e ka marrë. Do ta fitoni këtë vit?

Ne kemi besim të fortë se do t’ia dalim këtë vit ta fitojmë kampionatin, pasi sikundër e përmenda më lart, kemi ekip mjaft kualitativ dhe të gjitha mundësitë për t’u kurorëzuar kampionë.

Cilin shihni si rivalin më të fortë deri në këtë fazë?

Të gjitha ekipet në kampionat janë të forta dhe luajnë mirë. Por ne do i marrim ndeshjet një e nga një dhe çdo gjë do e shohim hap pas hapi.

Cili është lojtari që ju ka qëndruar më afër?

Siç e thashë dhe më parë që mua më kanë pritur mjaft mirë te Kukësi, e ndaj unë kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë shokët e ekipit. Nuk mund të veçoj asnjë, pasi me të gjithë kam raporte shoqërore mjaft të mira.

Kush është mbrojtësi që e frymëzon Obanorin?

Në botë ka mjaft mbrojtës të shkëlqyer, por unë do të veçoja Serxhio Ramosin, i cili përveçse një mbrojtës perfekt, është edhe lider në fushë.

Sulmuesi më i vështirë që keni hasur në karrierë, por edhe në Shqipëri?

Në karrierën time jam përballur me shumë sulmues, mes të cilëve ka edhe nga ata që ta bëjnë të vështirë. Po do veçoja Solomonin e Partizanit, i cili është mjaft teknik dhe shumë i fortë fizikisht. Çdo mbrojtës e ka të vështirë ta përballojë një sulmues të tillë.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"