EKSKLUZIVE/ “Kampionat shumë i çuditshëm”, ish-trajneri Dobi: Ja pse po vuan Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2023 | 20:14

EKSKLUZIVE/ “Kampionat shumë i çuditshëm”, ish-trajneri Dobi: Ja pse po vuan Kukësi

Enkeleid Dobi qën droi vetëm nëntë javë te Kukësi duke e mbyllur aventurën e tij me një bilanc prej tri fitoresh, një barazimi dhe pesë humbjesh, duke dhënë dorëheqjen pas humbjes me Teutën.

gf-oA1V-E54P-KUAW_enkeleid-dobi-trener-gornika-polkowice-1920x1080-nocrop

Gjithsesi, trajneri vijon të jetë i lidhur ende me verilindorët dhe futbollin shqiptar, të cilët mundohet t’i ndjekë, edhe pse nuk jeton në Shqipëri.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, 47-vjeçari ka besim se Kukësi në fund do t’ia dalë të mbijetojë, teksa sheh si vendimtare sfidën me rivalin direkt, Erzenin.

Stabilitetin dhe ndërrimin e shumë lojtarëve i sheh si problemin kryesor, në një kohë që i jep edhe një këshillë Hallaçit. Dobi ka edhe një mendim për derbin, ku thotë se do të fitojë ajo skuadër që do të dijë të menaxhojë më mirë emocionet.

Dobi, sa po e ndiqni futbollin shqiptar këto kohë?

Po, po e ndjek. Në largësi, por po e ndjek.

Kukësi vijon të jetë në pozita të vështira, si e shihni mbylljen e këtij sezoni për këtë skuadër?

Është e vërtetë. Nuk i ka hije Kukësit që është në këtë gjendje, por në futboll ndodhin këto lloj situatash për çdo klub. Do të jetë e vështirë, por shpresoj që t’ia dalë me sukses.

Ju vjen keq që u larguat para kohe me Kukësin dhe nuk e mbyllët dot sezonin?

Po, sigurisht që më vjen keq. Por, mendoj dhe jam i sigurt që mora vendimin e duhur për të mirën e klubit, mbi të gjitha.

Cili mendoni se është problemi kryesor për Kukësin që nuk po merr rezultatet?

Stabiliteti. Ka shumë lojtarë që vijnë dhe ikin brenda një sezoni.

Kukësi po rrezikon mbijetesën, mendoni se i ka mundësitë t’ia dalë të mbijetojë në fund?

Mundësitë janë gjithmonë, por mendoj që ndeshja vendimtare do të jetë ajo me Erzenin.

Cila do të ishte një këshillë për Hallaçin në këto katër javë të mbetura?

Mendoj që Hallaçi e njeh më mirë se të gjithë situatën, ekipin dhe ambientin në klub. Këshilla ime do të ishte të ruajë ekuilibrin në vetvete dhe tek ekipi. Shpresoj dhe i uroj që të gjejë formulën e duhur për t’ia dalë mbanë.

Duket se derbi Tirana-Partizani vendos edhe titullin, si e parashikoni?

Do të jetë me të vërtetë një finale. Ky ka qenë në vetvete një kampionat shumë i çuditshëm. Nuk mund të them se kush do të fitojë, por ekipi që do të ruajë qetësinë dhe do të dijë të kontrollojë dhe të menaxhojë emocionet do t’ia dalë me sukses.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"