EKSKLUZIVE/ “Kam oferta, por…”, reagon talenti i Tiranës: E vërteta me Dinamo Zagreb është që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2020 | 15:12

EKSKLUZIVE/ “Kam oferta, por…”, reagon talenti i Tiranës: E vërteta me Dinamo Zagreb është që…

I kënaqur për golin ka qenë në fund të takimit Ernest Muçi. Për “Panorama Sport” ai u shpreh se nuk mendon për transferimin, por për t’u shpallur kampion i Shqipërisë me Tiranën.ernest muci

“Unë jam futbollist i Tiranës dhe këtu e ndiej veten shumë mirë e mjaft komod dhe për më tepër që presim të shpallemi kampion. Normalisht që kam oferta, por nuk kam asnjë kontakt konkret me asnjë klub, përfshi edhe Dinamon e Zagrebit, pasi kampionati ka shumë javë dhe deri në fund dua të jem i qetë.

Sapo të mbyllet sezoni dhe të startojë merkatoja, atëherë mund të nis kontaktet, deri në mbyllje të sezonit ‘no comment’! Sa për golin që i shënova Besëlidhjes, jam shumë i lumtur, pasi pas dy muajsh u ktheva te goli. Kam pasur probleme dhe kjo më rriti besimin në vetvete për formën që kam tani”, mbylli Ernest Muçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"