EKSKLUZIVE/ “Kam një vizion me Idrizin”, Longo shuan aludimet për të ardhmen: Na mbyti frika (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2023 | 20:45

EKSKLUZIVE/ “Kam një vizion me Idrizin”, Longo shuan aludimet për të ardhmen: Na mbyti frika (E PLOTË)

Marrin zyrtarisht fund dilemat për Diego Longo. Trajneri ka marrë rrugën drejt Shqipërisë që dje dhe sot do të nisë stërvitjen. As që e ka në plan largimin dhe këtë e qartëson ai vetë. Në Itali iku thjesht për pushime, duke shfrytëzuar ndalesën e garës. Këtë e qartëson vetë 47- vjeçari, në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”

longo

Beson fort te ngjitja, ndonëse e di që rruga tashmë është sa e gjatë edhe e vështirë. Një koment e jep edhe për humbjen me Tomorin, ndërsa evidenton se pati frikë, ashtu si ndaj Orikut.

Largimi juaj në Itali solli shumë aludime. Kur do të ktheheni në Vlorë?

Në Vlorë do të kthehem shumë shpejt. Sapo jam nisur nga Italia për të vazhduar rrugëtimin tonë. Na pret një punë e madhe përpara dhe për këtë jam i vetëdijshëm. Isha pranë familjes për pak ditë, duke shfrytëzuar pushimin e kampionatit.

Ishte ky shkaku që nuk u prononcuat pas ndeshjes me Tomorin?

Ishte një ndeshje e veçantë ajo me Tomorin. Nëse do të kishim realizuar gol të parët në një nga shumë mundësitë që kishim, rezultati do të ishte krejt tjetër dhe në avantazh për ne.

Por çfarë ndodhi në atë takim, pse skuadra humbi në atë takim?

Ne vuajtëm jo pak, sidomos në pjesën e dytë. Dua të veçoj këtu si shembull ndeshjen me Orikun. Ne kishin frikën që nuk do të fitojmë, nuk do të logjikojmë dhe nuk do të luajmë siç duhet. Për fat të keq, kjo solli humbjen me Tomorin. Nuk duhet të ndodhte. Por nuk kemi çfarë të bëjmë, tani jemi përballë faktit të kryer.

Ishte një humbje me kosto, pasi tani ngjitja mund të realizohet vetëm nëpërmjet fazës “play off”. Keni një koment?

Është e vërtetë që objektivi tani për ne janë ndeshjet e “play off”-it. Ato janë të vetmet rrugë. Këto sfida janë tani njësojë siç ishte para ndeshjes me Tomorin. Por tashmë është e dukshme që u provua dhe do të provohet deri në fund.

Cilat janë masat që do të merrni për të kaluar me sukses këtë fazë delikate?

Unë dhe stafi im po i studiojmë te dyja skuadrat që do të jenë me shumë mundësi në finalet e “play off”-i të Kategorisë së Parë, sepse do të jenë skuadra që do të luftojnë shumë edhe ato, prandaj ne duhet të stërvitemi më fort.

Administratori Idrizi thotë se skuadra ka nevojë për psikolog. Keni një përgjigje?

Me Idrizin kemi një vizion të njëjtë në 99% të gjërave. Kam shumë respekt për vizionin e tij, por edhe për perspektivën për të ardhmen. Skuadra përgjigjet mirë. Por ka nevojë për përgatitje tekniko-taktike, për të rritur nivelin. Unë dhe stafi po punojmë shumë në këtë drejtim. Ne po punojmë për ta nxjerrë skuadrën sa më shpejt nga kjo situatë.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"