EKSKLUZIVE/ “Kam kontratë xhentëlmenësh me presidentët”, Bregu: Te Teuta prej shokëve, ishte një klub që… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2020 | 22:11

EKSKLUZIVE/ “Kam kontratë xhentëlmenësh me presidentët”, Bregu: Te Teuta prej shokëve, ishte një klub që… (E PLOTË)

Dejvi Bregu është lojtari më i ri i Teutës. Sulmuesi ka gjetur akordin me presidentët dhe për të paktën një sezon do të mbajë veshur fanellën e bluve. Me këtë afrim trajneri Edi Martini do të ketë më shumë cilësi në fazën ofensive, ndërsa durrsakët hedhin zyrtarisht edhe kandidaturën për titullin kampion.
Bregu2
Vlonjati është i lumtur për zgjedhjen që ka bërë dhe premton se do t’ua shpërblejë besimin drejtuesve. Veç projektit dhe insistimit që klubi kishte për ta marrë, duket se për të shkuar drejt firmës kanë ndikuar së tepërmi edhe Blerim Krasniqi, Asion Daja dhe Albano Aleksi. Ai gjen shokë në ekip dhe kjo do t’ia bëjë pa dyshim më të thjeshtë përshtatjen.

Dejvi, si erdhët në Durrës dhe kush ishte njeriu që insistoi për realizimin e kësaj marrëveshjeje?
Po besoj se ishin shumë faktorë që ndikuan. Presidentët, ekipi, lojtarët që shumicën prej tyre i njoh dhe mbi të gjitha projekti i mirë që klubi ka për këtë sezon.

Jeni përfolur kaq shumë në këtë merkato, cili ishte ekipi që po prisnit jashtë Shqipërisë dhe pse nuk u realizua transferimi?
Ishte një ekip në Poloni, por tashmë pak rëndësi ka se cili është. Ajo që i takon të shkuarës le të mbetet në të shkuarën, ndaj le të shohim përpara.
120420400_10158766307484462_5359507424974251728_o
Duke parë grupin që Teuta ka, sa larg mund të shkojë këtë sezon?
Besoj që Teuta me grupin që ruajti nga vjet dhe me lojtarët që kanë ardhur ketë verë, ka mundësi për të synuar sa më lart.
120429039_10158766307479462_2198810716451951273_o (1)
Aleksin, Krasniqin dhe Dajën i gjeni në ekip, a ju bindën disi edhe ata që të zgjidhnit pikërisht Teutën?
Pa dyshim që dhe kjo ka ndikuar shumë, por përveç çunave që ju përmendet janë edhe të tjerë që kam luajtur si kundërshtarë. I kemi pasur relatat e mira në fushë, edhe pse luanim në ekipe të ndryshme.

Thatë që Teuta mund të synojë më lart, por a e shikoni titullin të mundshëm me kontingjentin që ka?

Në kampionatin shqiptar të gjitha ekipet janë rivalizuese, e megjithatë se kush do të jetë më e forta deri në finish këtë gjë do ta tregojë vetëm fusha e lojës. Por, do t’i qëndroj asaj që thashë më lart, i ka mundësitë për të parë sa më lart.

Sa do të jetë kohëzgjatja e kontratës suaj me durrsakët dhe a keni lënë të hapur ndonjë klauzolë nga klubi në rast shitjeje?

Kontrata është 1-vjeçare. Me presidentët kemi bërë një marrëveshje xhentëlmenësh, prandaj është bërë edhe kjo kontratë dhe i falënderoj për mundësinë që më dhanë. Shpresoj t’ua shpërblej.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"