EKSKLUZIVE/ “Kam akord me bashkinë”, Idrizi i përgjigjet Lutajt: Na vodhi! Profesori i fshatrave të Suedisë i di të gjitha në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 10:29

EKSKLUZIVE/ “Kam akord me bashkinë”, Idrizi i përgjigjet Lutajt: Na vodhi! Profesori i fshatrave të Suedisë i di të gjitha në Vlorë

Dritë shprese për Flamurtarin. Admin istratori Sinan Idrizi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. “Panorama Sport” mëson se dy ditë më parë ata kanë folur për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar në klub. 

idrizi lutaj

Gjendja financiare është rënduar edhe më shumë, teksa nuk është paguar as ekipi i vjetshëm dhe as i sivjetshmi. E megjithatë, ekziston një “fije shprese” për t’i shpëtuar kuqezinjtë. Zgjidhja kalon mes bashkisë, ligjit dhe administratorëve aktualë të cilët janë të vendosur për ta çuar deri në fund rrugëtimin e nisur, duke privatizuar. Takimi mes Idrizit dhe Lelit ka ardhur pas letrës që ka dërguar pak kohë më parë administratori në bashki.

Sinan-Idrizi

Gazeta mëson se kompanitë turke kanë ofruar si zgjidhje të ngërçit kryerjen e pagesave nga kostot e nënkompanive të tyre, duke qenë se kompanitë e mëdha turke e kanë të vështirë të kryejnë transfertat në një kohë që nuk ka një ligj të saktë. Gjasat janë që çështja të zgjidhet brenda këtij viti. Burimet pranë klubit theksojnë se deri në muajin dhjetor gjasat janë që lojtarët të marrin pesë paga, duke shënuar kështu edhe zgjidhjen e situatës, megjithatë mbetet të pritet se çfarë do të ndodhë.

KONFIRMIMI 

Zgjidhjen e situatës e konfirmon edhe Sinan Idrizi. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i klubit flet për takimin e fundit me kryebashkiakun, ndërsa thotë se Flamurtari do të konkurrojë me më të mirët e kampionatit pas miratimit të ligjit për sportin.

Gjika dhe Idrizi

“Zhvillova një takim me kryetarin e bashkisë, Dritan Leli. Do të fillojmë investimet, ashtu me ato që kërkuam ne. Do të bëjmë edhe pagesa. Kemi marrë një përgjigje për ato që kemi kërkuar. Kështu që tani na duhet të presim për zgjidhjen. Nga informacionet që kam këto ditë, do të kalojë në Parlament edhe ligji për sportet kështu që atëherë do ta shikoni realisht Flamurtarin ju dhe se çfarë jemi në gjendje të bëjmë ne. Do të konkurrojmë denjësisht më të mirin që është sot në Superiore, sapo të miratohet ligji për sportet”, tha Idrizi.

REAGIMI 

Administratori i përgjigjet edhe Edmond Lutajt, ndërsa i kujton se i ka vjedhur Flamurtarit 100 mijë euro. “Unë t’i kthej përgjigje profesor doktor Edmond Lutajt?! Nuk kam as kulturën, as arsimimin, as dijen e këtij zotërisë. I bëj thirrje të thjeshtë këtij djali, që t’i lërë komentet për Flamurtarin. T’i kthejë mbrapa ato që i ka vjedhur Flamurtarit. 100 mijë euro. Pra, thirrje, profesor doktor Edmond Lutajt, njohës i të drejtës ndërkombëtare, i marrëdhënieve midis shteteve, njohës i gjithçkaje, që e do kaq shumë Flamurtarin, realisht e do kaq shumë. I ka vjedhur në kohën e Gjikës dhe që i kam paguar unë gjatë kohës së administrimit tim, 100 mijë euro, për një kontratë të falsifikuar. Për këtë kontratë pyesni Shpëtim Gjikën, se atë ka mashtruar ai.

edmond lutaj

Unë e kam paguar në kohën e menaxhimit tim. Meqë e do kaq shumë Flamurtarin, ne kemi nevojë për këtë ndihmën e tij të vyer, të na kthejë këto para dhe t’i lërë dylbitë andej nga është, nga fshatrat e Suedisë. Ku jeton ky djalë? Në çfarë fshati të Suedisë që i ditka punët e Vlorës. Le të shikojë hallin e tij ku e ka, të stërvisë ndonjë ekip fëmijësh. I vodhi Flamurtarit, ta lajë tani. Rri stërvit aty ndonjë ekip kalamajsh, se kam respekt, lëri komentet për Flamurtarin. Këta janë njerëz që kur kanë luajtur futboll, nuk i njihte njeri se kush ishin. Unë vras mendjen çfarë ka qenë ky. Ka qenë futbollist, në rregull, kjo është pjesë shumë e mirë e tij, e dua dhe e respektoj”, u shpreh Idrizi.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"