EKSKLUZIVE/ Josa tjetër kunj Kolës: Merret me punët e të tjerëve, e falenderoj që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 22:48

EKSKLUZIVE/ Josa tjetër kunj Kolës: Merret me punët e të tjerëve, e falenderoj që…

Në një tjetër reagim për Panorama Sport, ish-trajneri i Tiranës, Skënderbeut dhe disa klubeve në Superiore, Mirel Josa, ka folur sërish për akuzat që një ditë më parë, një legjendë bardheblu si Agustin Kola, për gazetën tha se trajnerët që kemi në Shqipëri, një vit dalin kampion, me pas të hedhin nga kategoria.

josa

Josa shprehet, se tashmë është i zënë punë, dhe nuk mendon për të tjerët, ndërkohë që me ironi, e falenderon Agustin Kolën, që e kujton vazhdimisht.

“Nuk kam kohë të merrem me llafe, sepse jam i zënë me punë. Agustin Kola ka luksin të merret me punët e të tjerëve sepse ka kohë të lirë. E falenderoj që kujtohet për mua në mënyrë të vazhdueshme” – u shpreh Josa për Panorama Sport.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"