EKSKLUZIVE/ “Jorgji dhe FSHF t’i kërkojnë falje Vllaznisë”, shpërthen Gilman Lika: Na kanë penalizuar 7-8 ndeshje (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2020 | 23:50

EKSKLUZIVE/ “Jorgji dhe FSHF t’i kërkojnë falje Vllaznisë”, shpërthen Gilman Lika: Na kanë penalizuar 7-8 ndeshje (E PLOTË)

Vllaznisë nuk i del inati me gjykimin. Humbja që pësuan në kryeqytet, djeg ende. Në Shkodër ndihen të dëmtuar prej vendimeve të Enea Jorgjit, ndaj presin që minimalisht gjyqtari dhe federata të kërkojnë falje. I këtij mendimi është pikërisht Gilman Lika, i cili në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport” analizon edhe një herë 90-minutëshin ndaj Tiranës. Kapiteni nuk kursen askënd, duke filluar nga kryesori i asaj sfide e për të kaluar te vetë FSHF-ja.

Jorgji Lika

Madje, këtyre të fundit u kujton se do të ishin mbledhur të paktën 100 herë nëse i njëjti gabim do të bëhej ndaj ndonjë ekipi tjetër. Mesfushori u ndal edhe te kriza e rezultateve, teksa evidentoi se kuqeblutë kanë mbetur “viktimë” e karantinës. E megjithatë, paralajmëron se nuk e rrezikojnë në asnjë moment “play out”-in dhe do të japin gjithçka për të tentuar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Gjykimi i “klasikes” vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Ndiheni të vjedhur nga ajo ndeshje?

Pa asnjë mëdyshje, mund ta them: Gjykimi në atë takim dhe direkt Enea Jorgji ndikuan në rezultat. Nëse ajo që ndodhi ishte një gabim, atëherë më e pakta që mund të bëjë Enea dhe vetë federata është që t’i kërkojnë falje Vllaznisë dhe gjithë Shkodrës për dëmin e madh që u shkaktua. Jam i bindur që nëse do t’i kishte ndodhur një ekipi tjetër e njëjta gjë, deri më sot në federatë do të ishin mbledhur 100 herë. Por, me sa duket, Vllazninë po e trajtojnë ndryshe.

Nuk janë të pakta rastet ku jeni ankuar përgjykimin… Sa ndeshje kujtoni që jeni dëmtuar?

Janë mbi 7-8 ndeshje, ku gjykimi ka pasur direkt ndikimin e vet në rezultatet tona. Sikur të mos kishte qenë ai gjykim, Vllaznia mund të mos ishte këtu ku është sot. Prandaj e thashë, nëse ka qenë thjesht një gabim, atëherë Jorgji dhe federata të dalin e të kërkojnë minimalisht falje.

Ju po përmendni gjykimin, megjithatë problem më vete është edhe forma fizike. Pse kjo gjendje?

Jemi skuadra e vetme, më duket, që kemi zbatuar në 100% izolimin gjatë shpërthimit të pandemisë. Ne jemi
“viktimë” e karantinimit.

Ndiheni të penalizuar nga koha e paktë e stërvitjes?

Sigurisht që po. Me këtë duhet të ishte marrë më parë federata në fakt, pasi nuk e rinisëm futbollin në kushte
të barabarta me skuadrat e tjera. Kjo po na sjell edhe problemet fizike, që më pas ndikojnë edhe në rezultate.
Të mos stërvitesh sa duhet e të shtohet edhe një gjykim kundër, atëherë s’ka ku shkon më…

Jeni 4 pikë larg Bylisit, a mund të thuhet se Vllaznia po shkon drejt “play out”-it?

Në asnjë mënyrë jo. Jam i bindur se edhe kështu, me një gjykim të drejtë, mund t’ia dalim dhe në fund të mos
jemi në këtë pozicion.
teuta
Nesër udhëtoni në Durrës për të luajtur me Teutën, për llogari të Kupës së Shqipërisë. Sa shpresë keni që të shkoni në gjysmëfinale?

Ne nuk jemi dorëzuar në Kupë. Pavarësisht rezultatit të takimit të parë, do të shkojmë në Durrës për të
kërkuar kualifikimin


ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"