EKSKLUZIVE/ Jonuz: Nuk futem në karantinë, bisedova me OSBE-në (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2020 | 0:23

EKSKLUZIVE/ Jonuz: Nuk futem në karantinë, bisedova me OSBE-në (E PLOTË)

Vllaznia është një nga skuadrat më të prekura sa u përket lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit teknik që në këtë periudhë pandemie kanë qenë jashtë Shqipërisë. Sipas ligjit të vendosur pas përhapjes së Koronavirusit, çdo shtetas që vjen nga jashtë vendit në këtë moment, duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinëjonuz5

Kjo ua bën edhe më të vështirë skuadrave, pasi FSHF vendosi që më 3 qershor të rifillojë Kategoria Superiore dhe normalisht klubet janë të interesuara të nisin sa më shpejt përgatitjet. Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, e ka pasur këtë si shqetësimin më kryesor, sepse kur të vinte në Shkodër, i duhej të qëndronte 14 ditë në karantinë. Mirëpo, duke se edhe për këtë pjesë ka sinjale pozitive.

Dje trajneri nga Maqedonia e Veriut konfirmoi për “Panorama Sport” se ka folur për këtë problem direkt me Drejtorinë e Çështjeve Konsullore të OSBE-së në Shqipëri. Jonuz bëri të ditur se gjasat më të mëdha janë që më 19 maj të mbërrijë në Shkodër bashkë me portierin Andreja Efremov, mbrojtësit Mevlan Adili dhe Filip Gligorov, si dhe sulmuesin Simeon Hristov.

mirsad-jonuz

“Kam folur me drejtuesit e klubit për problemin e rikthimit në Shkodër. Sapo të hapen kufijtë, besoj se do të jemi në Shkodër. Nuk bëhet fjalë që të vij vetëm unë si trajner, por të jem aty së bashku me lojtarët që janë aktualisht në Maqedoni. Nëse fillon me 18 maj stërvitja, siç dhe po flitet, jam i bindur se do të jemi aty më 19 maj.

Ne po presim tani vetëm një sinjal”, deklaroi fillimisht Jonuz. I pyetur nëse i kanë dhënë garanci për mosbërjen e karantinës kur të rikthehen në qytetin verior, ai u shpreh: “Kështu kemi biseduar dhe, me sa di unë, ne nuk do të karantinohemi, por do të jemi menjëherë në punë. Për këtë kam folur edhe me Drejtorinë e Çështjeve Konsullore të OSBE-së, si dhe autoritetet shqiptare”.

TË HUAJT
Pas përhapjes së Koronavirusit, në Shkodër mbetën katër lojtarë të huaj. Bëhet fjalë për brazilianët Hygor Gonçalves dhe Silvio Zhunior, si dhe moldavët Maksim Kojokaru dhe Eugen Sidorenko. Këta të fundit nuk mundën dot të udhëtonin drejt vendeve të tyre, për shkak se u mbyllën kufijtë. Ndërsa lojtarët nga Maqedonia e Veriut dhe trajneri Jonuz përfituan nga afërsia dhe u kthyen pranë familjeve.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"