EKSKLUZIVE/ “Jepini ende kohë, Reja do t’ia dalë”, Tramexani: Më ka pëlqyer Shqipëria në Ligën e Kombeve (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 23:57

EKSKLUZIVE/ “Jepini ende kohë, Reja do t’ia dalë”, Tramexani: Më ka pëlqyer Shqipëria në Ligën e Kombeve (E PLOTË)

Paolo Tramexani e ndjek ende Kombëtaren shqiptare dhe e lë të hapur derën për të bashkëpunuar sërish me FSHF-në. Ish-ndihmëstrajneri i Xhani de Biazit komenton ecurinë e kuqezinjve në Ligën e Kombeve dhe shprehet se ka parë në fushë djem me dëshirë për të ndihmuar njëri-tjetrin, për të luajtur për Kombëtaren si dhe një ekip të vendosur mirë dhe me prapavijë shumë të fortë.

tramezzani-a0cd740cc337954221f00ac4dff51782dbd5f29635_1920x1080

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Tramexani “driblon” kur pyetet nëse Vata ka të drejtë kur thotë ndër të tjera se “Shqipërisë i mungon një ‘tru’ si Tramexani, që lëvizte fijet në paskuinta”… Ndër të tjera, Tramexani nuk harron të thurë elozhe edhe për trajnerin Edi Reja dhe bën thirrje që t’i jepet kohë për rezultatet. “Ajo që bëmë ne ishte e rëndësishme. Mirëpo, patëm edhe kohë. Kishim pesë vite e gjysmë kohë për të arritur objektivat”, deklaron veç të tjerash Tramexani.

Mister, a ju mungon Shqipëria?

Po, sigurisht që po.

Çfarë ju mungon ekzaktësisht?

Shqipëria! Më mungon Shqipëria, më mungojnë shqiptarët. Më mungon populli, njerëzit dhe lidhja me ta. Raporti që kemi pasur në ato pesë vite është diçka e paharrueshme. Diçka që nuk do të ndryshojë kurrë. Është diçka për të cilën mund ta mendosh çdo ditë dhe do të mbesë përgjithmonë. Pastaj, më mungojnë djemtë. Ata lojtarë të rinj që i kemi parë edhe të rriten, që i kemi ndjekur nëpër të gjithë Europën. Djemtë me të cilët kemi përshkuar një rrugëtim shumë të bukur që na ka dërguar deri te rezultatet shumë të mira. Të dy këto aspekte më mungojnë shumë.

A e keni ndjekur Shqipërinë gjatë këtyre ndeshjeve të fundit?

Sigurisht që e kam ndjekur Kombëtaren edhe në ndeshjet e fundit. E ndjek gjithmonë. Shoh çdo ndeshje që ata zhvillojnë.

tramexani
Çfarë këshille miqësore mund të jepni për të përmirësuar sadopak ndonjë aspekt, si një prej ideatorëve të atij suksesi që u arrit me ju dhe De Biazin?

Ajo që bëmë ne ishte e rëndësishme. Mirëpo, patëm edhe kohë. Kishim pesë vite e gjysmë kohë për të arritur objektivat. Nuk e ndiej të nevojshme për të dhënë këshilla për askënd. Edhe sepse e njoh shumë mirë Rejën që është një trajner shumë i përgatitur, shumë i zoti në fushë. Edhe gjithashtu një
njeri shumë i mirë. Por, Reja është edhe një person shumë i zoti për të menaxhuar grupin. Unë jam i bindur që me të në krye, nëse do të vazhdojë që të punojë me këtë skuadër dhe me këta lojtarë, e them me siguri që do të vijnë edhe rezultatet.
Kombetarja
Mister, si i keni parë sfidat që kanë zhvilluar në Ligën e Kombeve?
Në Ligën e Kombeve kam parë një skuadër pozitive që kërkon të luajë, të zhvillojë lojë. Është një skuadër e cila më pëlqen për mënyrën se si rri në fushë. Pastaj, nuk ka ndeshje të lehta, pavarësisht se në letër mund të duken si të thjeshta. Edhe nëse nuk kanë arritur që të marrin pikët, të gjitha që kanë qenë në dispozicion deri tani, unë jam besimplotë që do t’ia dalin në ndeshjet e mbetura të këtij kompeticioni.

A ka diçka që ju pëlqen në këtë Kombëtare?
Ajo që më pëlqen më shumë është mënyra se si lojtarët qëndrojnë në fushë, se si e kërkojnë njëri-tjetrin gjatë aksioneve. Sensi i përkatësisë që kanë për fanellën, sepse vihet re dëshira që kanë për të luajtur për Kombëtaren e tyre. Ky aspekt është shumë i rëndësishëm, siç ka qenë shumë i rëndësishëm edhe në të kaluarën kur ne ishim pjesë e Shqipërisë.

Çfarë këshille miqësore mund të jepni për të përmirësuar sadopak ndonjë aspekt, si një prej ideatorëve të atij suksesi që u arrit me ju dhe De Biazin?
Ajo që bëmë ne ishte e rëndësishme. Mirëpo, patëm edhe kohë. Kishim pesë vite e gjysmë kohë për të arritur objektivat. Nuk e ndiej të nevojshme për të dhënë këshilla për askënd. Edhe sepse e njoh shumë mirë Rejën që është një trajner shumë i përgatitur, shumë i zoti në fushë. Edhe gjithashtu një njeri shumë i mirë. Por, Reja është edhe një person shumë i zoti për të menaxhuar grupin. Unë jam i bindur që me të në krye, nëse do të vazhdojë që të punojë me këtë skuadër dhe me këta lojtarë, e them me siguri që do të vijnë edhe rezultatet.

Tramexani, nëse do të kishit në të ardhmen një mundësi për të drejtuar Shqipërinë, si do të ishte përgjigjja juaj?

Duke marrë parasysh se si kam kaluar në Shqipëri, do ta marr në konsideratë, sepse kam pasur mundësinë që të punoj mirë atje. Kam pasur pranë njerëzit e duhur, edhe federatën, e cila më ka dhënë gjithmonë besim. Ky aspekt për mua ka qenë shumë i rëndësishëm. Gjithashtu, edhe raportet kanë qenë shumë të mira me federatën. Ka pasur gjithmonë respekt, si nga njëra anë edhe në tjetrën. Për mua, këto vlera janë shumë të rëndësishme. Ky është motivi që unë jam shumë i lidhur me vendin, Kombëtaren dhe me Federatën Shqiptare të Futbollit. Kjo ësh- të një lidhje shumë e fortë.
rudi vata
Ish-kapiteni Rudi Vata ka deklaruar se Kombëtares i mungon një si Tramexani, pra dikush që lëviz fijet e padukshme pas kuintave. Si mund të përmirësohet ekipi ynë?
Më vjen shumë mirë nëse është kjo konsideratë për mua edhe që ekzistojnë të tilla mendime. Unë kam qenë shumë i lumtur gjatë mundësisë që m’u dha, edhe sepse ishte eksperienca ime e parë. Ajo përvojë nuk mund të kishte qenë më e bukur se kaq. Jam i lumtur që sot ekziston ky lloj mendimi ndaj meje.

A mund të ketë sukses dhe të arrijë rezultate të rëndësishme Shqipëria me sistemin 3-5-2?
Në nivelin taktik është një skuadër që ka shumë lojtarë të cilët mund të luajnë qoftë me sistemin 3-5-2 apo edhe me shumë module të tjera loje. Ky sistem të jep një mbulim të mirë mbrapa, sepse edhe mbrojtësit janë të gjithë të zotët, pa harruar që ka edhe cilësi në mesfushë dhe në sulm. Ka shumë të rinj që janë ende në rritje dhe në përmirësim. Përveç nivelit taktik, ka rëndësi edhe ajo që lojtarët mund të japin në fushë. Ata i dinë pozicionet, e dinë si duhet të lëvizin, e dinë se çfarë duhet të bëjnë kur janë me apo pa top, në të dyja fazat e lojës. Sistemi 3-5-2 në Europë është i tillë që të lejon të bësh një futboll të mirë edhe të sulmosh me shumë lojtarë.

OLSI TUJANI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"