EKSKLUZIVE/ Jep dorëheqjen trajneri i Kategorisë së Parë, zbulohen prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 21:35

EKSKLUZIVE/ Jep dorëheqjen trajneri i Kategorisë së Parë, zbulohen prapaskenat

Besa mbetet pa trajner. Humbja ndaj Egnatias me rezultatin 0-2, i ka kushtuar stolin teknikut të mirënjohur, Artan Mërgjyshi. “Panorama Sport” mëson se 52-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e skuadrës kavajase, teksa ka dhënë dorëheqjen, për shkak se skuadra e tij nuk arriti objektivat sezonale, që ishte ngjitja në Kategorinë Superiore.

Mergjyshi Besa

Këtë sezon skuadra verdhezi ka arritur të sigurojë 21 pikë, duke u renditur në vendin e 4-t, me 8 pikë më pak se Pogradeci i vendit të tretë.

besa

ÇFARË DEKLAROI MËRGJYSHI PAS NDESHJES: 

Besa humbi me Egnatian dhe sipas Artan Mërgjyshit, kjo erdhi prej episodeve. “Ishte një ndeshje krejtësisht e barabartë. Diferenca e vetme qëndroi në faktin se Egnatia diti t’i shfrytëzonte dy rastet e vetme që krijoi. U përpoqëm të reagonim për mungesat e Peqinit dhe Kukajt. Shtoju këtyre edhe stolin e mangët që kemi dhe nuk ia arritëm të dilnim dot në lojën tonë. Pas kësaj humbjeje ekziston vetëm shansi teorik që ne të arrijmë vendin e dytë”, u shpreh trajneri i kavajasve.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL  

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Dorëheqja e Mërgjyshit, Besa nuk humb kohë dhe zgjedh trajnerin e ri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"