EKSKLUZIVE/ Ja kush pritet të zëvendësojë Plorin në krye të Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 13:02

EKSKLUZIVE/ Ja kush pritet të zëvendësojë Plorin në krye të Kastriotit

Elvis Plori jep dorëheqjen nga Kastrioti pas humbjes ndaj Kukësit në shtëpi. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri shkodran ka konfirmuar largimin, teksa këtë herë dorëheqja e tij është e parevokueshme, pasi më parë e pat paralajmëruar kur Kastrioti u mposht nga Tirana 2-3 në Fushë-Krujë.

44441627_306886229904092_3072787051448369152_n

 

Në prononcimin për “Panorama Sport”, shkodrani tha : “Do e mbyll këtu bashkëpunimin me Kastriotin. Uroj të gjithë sportistët për një vazhdimësi pozitive, sepse nuk e meritojnë këtë vend”.

Stavri Nica

Gazeta mëson se tashmë alternativa kryesore për të marrë drejtimin e krutanëve është trajneri i mirënjohur durrsak, Stavri Nica. Madje, ky i fundit ka qenë dje i pranishëm në tribunën e stadiumit “Redi Maloku”. Gjithashtu, krahas Nicës në klub përflitet edhe emri i Shkëlzen Rustamit, por gjithsesi drejtuesit do të vendosin shumë shpejt për pasuesin e Plorit, që drejtoi krutanët në 9 ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"