EKSKLUZIVE/ Ishte kapiten në Superiore, firmos për klubin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2021 | 18:52

EKSKLUZIVE/ Ishte kapiten në Superiore, firmos për klubin e Kategorisë së Parë

 

Kapiteni i Kastriotit, Emiliano Çela do të jetë futbollist i Besës sezonin tjetër.

cela

Gazeta “Panorama Sport” mëson se mbrojtësi ka arritur marrëveshjen me skuadrën kavajase duke u larguar nga Kastrioti pas 4 sezonesh.

Çela ka një karrierë të gjatë në Shqipëri duke  u aktivizuar në disa skuadra me emër si Partizani, Laçi, Apolonia, Lushnja, Shkumbini e së fundmi Kastrioti. 36-vjeçari do të nisë një aventurë të re në Kategorinë e Parë duke tentuar të ndihmojë Besën të ngjitet mes më të mirëve.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"