Ekskluzive/ Ish-trajneri i Partizanit: Shefin e kapi koronavirusi, ja çfarë këshillash kam për lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2020 | 0:14

Ekskluzive/ Ish-trajneri i Partizanit: Shefin e kapi koronavirusi, ja çfarë këshillash kam për lojtarët

Ish-trajneri i Partizanit, Marcio Sampaio, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” tregon sesi përjetohet epidemia e Koranavirusit kur prek një ekip futbolli. Prej vitesh Sampaio është pjesë e stafit të trajnerit të njohur portugez Horge Zhezus, i cili së fundmi ka rezultuar i infektuar me Koronavirus.marsio sampaio

Ish-trajneri i kuq dhe 65-vjeçari Zhezus drejtojnë skuadrën braziliane të Flamengos, e cila në sezonin e fundit fitoi titullin kampion në Brazil dhe kupën Libertatores. Në rrëfimin e tij për “Panorama Sport” Sampaio tregon se personaisht është i shëndetshëm, pasi nga testet e bëra në ekip, i infektuar ka rezultuar vetëm trajneri Zhezus. Sampaio pohon se të gjithë janë në ankth për trajnerin, për shkak të moshës së tij dhe në ditët në vijim pritet që të gjithë t’i nënshtrohen një testi të dytë.

Për momentin edhe në Brazil futbollistët qëndrojnë të mbyllur në shtëpi. Si trajner i përgatijes fizike, Sampaio jep edhe këshillat e tij se çfarë duhet të bëjnë futbollistë në këtë periudhë izolimi. Problem mbetet koha, pasi nuk dinë se sa do të qëndrojnë të mbyllur. Ish-trajneri pohoi se interesohet edhe për atë që ndodh te Partizani, ku uron që të gjithë shqiptarët ta kalojnë pa problem situatën e krjuar nga epidemia e Koronavirusit.

Përshëndetje Marcio. Së pari duam t’iu pyesim si jeni me shëndet, pasi kemi mësuar se trajneri i Flamengos, Horge Zhezus, skuadër ku edhe ju punoni si trajer i përgatijes fizike, ka rezultuar i infektuar me Korononavirus?

Faleminderit për interesimin. Personalisht jam shumë mirë. Testi im për Koronavirusin ka rezultuar negativ, kështu që nuk jam i prekur nga ky virus. Vetëm trrajneri rezultoi i prekur pas testimeve që bëmë si skuadër. Në ditët në vazhdim ndoshta do të bëjmë edhe një test tjetër për të qenë më të sigurt për shëndetin e gjithësecilit në skuadrën tonë.naom_5de12bbe13681

Sa e vështirë ishte për ju kur dëgjuat që shefi juaj, trajneri është i infektuar me virusin që ka mbërthyer mbarë globin?

Sigurisht që ishte një situatë jo e favorshme. Të gjithë merakosemi për Horge Zhezus, pasi ai është një njeri në rrezik për shkak të moshës që ka. Por, fatmirësisht deri tani ai është në gjendje shumë të mirë dhe nuk ka asnjë problem. Për momentin jam i shqetësuar vetëm për atë, pasi sigurisht vetë jam shumë mirë në shtëpinë time.

Të gjithë si ekip jeni në karantinë, apo vetëm trajneri është i izoluar?

Vetëm ai është i izoluar, por ne kujdesemi për disa gjëra. Ne qëndrojmë në shtëpi dhe përpiqemi të bëjmë vetëm gjërat themelore. Përveç trajnerit, gjithë skuadra rezultoi negative në testin e bërë për Koronavirusin. Gjithësesi, trajneri në vijim do të bëjë edhe dy teste dhe analiza të tjera. Pas kësaj besoj se e kemi edhe ne si ekip radhën për të bërë testimin e radhës.

Vetem klubi juaj i Flamengoes, apo edhe skuadrat e tjera janë të izoluara nga epidemia?

Të gjithë janë të izoluar, pasi edhe në Brazil është ndalur futbolli.

Mund të na e përshkruani se sa e vështirë është për lojtarët dhe pjesëtarët e një skuadre që të qëndrojë gjithë kohën mbyllur në shtëpi, si dhe a ka situatë paniku në Brazil?

Problemi është I madh, sepse nuk e dimë se sa kohë kemi nevojë për të qëndruar në shtëpi për shkak të këtij virusi. Një javë, dy? Një muaj? Ne nuk e dimë dhe ky është një problem i madh për lojtarët, pasi nuk e kanë idenë sa kohë do të qëndrojnë në shtëpi. Gjithashtu, problem tjetër i madh është se jo të gjithë lojtarët kanë shtëpi të madhe, që u mundëson të kenë një palestër. Ata që jetojnë në apartamente e kanë problem, pasi si mund të stërviten? Kjo është pyetja.Sampaio dhe Demi

Si trajneri i përgatijes fizike, keni ndonjë këshillë për lojtarët e klube shqiptare se çfarë duhet të bëjnë në kushte karantine në shtëpi?

Këshillat e mia për futbollistët në këtë situatë janë këto:

1- Kujdesuni për ushqimin.

2- Bëni disa stërvitje aerobike.

3- Kujdesuni për tonusin e muskujve.

4- Ushtrime parandaluese.

5- Trainim bazë.

6- Lani duart, përdorni alkool në duar, lani gjithçka në shtëpi.

7- Mos dilni nga shtëpia.

Po nga ish-skuadra juaj e Partizanit keni ndonjë informacion?

Realisht interesohem për të gjithë, në mënyrë special për presidentin Gaz Demi dhe familjen e tij. Me këtë rast u bëj thirrje për parandalim lojtarëve, stafit të Partizanit, por edhe të gjithë shqiptarëve. Në një situatë të tillë duhen zbatuar rregullat dhe urdhëzimet e autoriteteve përgjegjëse.Sampaio2

Në fakt për Partizanin të pyeta në aspektin sportiv sesa i informuar jeni, pasi këtë sezon skuadra e ka humbur shkëlqimin e kampiones…

Unë mendoj se ky sezon ka përfunduar përfundimisht në të gjitha kampionatet. Ky sezon duhet harruar nga të gjithë, pasi primare mbetet që të jemi të shëndetshëm.

ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"