EKSKLUZIVE/ Ish-trajneri i Partizanit projektohet si drejtor te Tirana, preferon Maganin në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 13:00

EKSKLUZIVE/ Ish-trajneri i Partizanit projektohet si drejtor te Tirana, preferon Maganin në stol

Refik Halili po projekton ndryshime radikale në klub. Ka shumë të ngjarë që drejtor i përgjithshëm të vijë Sulejman Starova, ish-trajneri që e shpalli Tiranën kampione në sezonin 2007. 

Starova

Eksperienca e tij si drejtues, si trajner, por mbi të gjitha një raport i shkëlqyer me Halilin prej vitesh mund ta ndihmojë klubin që të rikthehet në binarë.

Ndërkohë, ashtu si edhe te Partizani, Kukësi apo Teuta, do të ishte një trajner në hije, nëse gjërat nuk shkojnë si duhet.

“Panorama Sport”, mëson se “Bobi” preferon Gugash Maganin, për trajner të bardhebluve.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"