EKSKLUZIVE/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut telefonon Takajn, gati të luajë dhe të sjellë 3-4 lojtarë nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2020 | 23:00

EKSKLUZIVE/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut telefonon Takajn, gati të luajë dhe të sjellë 3-4 lojtarë nga…

Rafael Soza del në “skenë” te Skënderbeu. Ish-sulmuesi mund të rikthehet në Korçë. Argjentinasi i shkëputur nga Shqipëria që prej 2015-ës (kohë kur luante me Laçin), është bërë i gjallë.

SOZA VS FLAMURTARI

Burime të sigurta për “Panorama Sport” bëjnë të ditur se ka qenë vetë lojtari që ka siguruar numrin e Ardjan Takajt e më pas e ka kontaktuar për t’i kërkuar një bashkëpunim. Plani i 32-vjeçarit është i qartë: nuk do të jetë vetëm futbollist. Ai i ka kërkuar presidentit mundësinë për të sjellë në radhët e bardhekuqve 3-4 lojtarë argjentinas për provë.

Shtatshkurtri që ka luajtur edhe për Dinamon, Flamurtarin dhe Laçin, ka lënë të hapur edhe rikthimin e tij te futbolli i luajtur, gjithnjë nëse do të jetë e nevojshme. Pavarësisht se prej gati 4 sezonesh aktivizohet në kategoritë amatore në kontinentin e tij, ka shprehur gatishmërinë që të japë kontributin e tij edhe në fushë.

soza

Gjithsesi, të njëjtat burime bëjnë me dije se biseda është përqendruar më së shumti te lojtarët që Rafael Soza ka në menaxhim. Ai i ka dhënë garanci presidentit se do t’i sjellë elementë mjaft cilësorë, të cilët mund t’i bënin punë Skënderbeut në këtë fazë riformatimi që ka nisur.

Nuk dihet ende se çfarë do të vendosë kreu i klubit rreth kësaj oferte që ka marrë nga argjentinasi, e megjithatë është lënë e hapur mundësia të vazhdojnë bisedimet për të shkuar drejt një akordi të mundshëm.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"