EKSKLUZIVE/ Ish-fantazisti i Vllaznisë bëhet “fiksim”, Partizani nis bisedimet me klubin qipriot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 11:46

EKSKLUZIVE/ Ish-fantazisti i Vllaznisë bëhet “fiksim”, Partizani nis bisedimet me klubin qipriot

Partizani është kokë e këmbë në merkato në këto ditë të fundit.

VIKTOR DA SILVA

Drejtuesit e klubit janë në negociata të avancuara me disa lojtarë, një pjesë e të cilëve pritet të transferohen te të kuqtë. Së fundmi është rikthyer edhe një pistë e re, e cila qe shuar kur në drejtimin e ekipit ishte Dritan Mehmeti.

VIKTOR DA SILVA – Braziliani para pak javësh kishte arritur akordin me Partizanin dhe ishte shumë pranë transferimit te të kuqtë.

Gjithsesi, ish-trajneri Mehmeti kishte mjaft rezerva për gjendjen fizike të brazilianit e personalitetin e tij dhe klubi vendosi të mos e transferojë Da Silvën.

Braziliani më pas kaloi në Qipro, ku firmosi me Olimpiakos Nikosia për një vit, me opsionin e rinovimit edhe për dy sezone të tjera. Por me ardhjen e Kolelës te Partizani situata ka ndryshuar tërësisht.

Trajneri i ri e pëlqen profilin e Da Silvës dhe impaktin që ai jep në lojë. Pas këtij sinjali drejtuesit janë rikthyer në pistë për të sjellë Da Silvën te Partizani.

Por situata nuk është aspak e thjeshtë, sepse në mes është kontrata me qipriotët.

Gazeta mëson se vetë lojtari është tërësisht dakord për kalimin te Partizani dhe kjo është një shtysë më shumë që ky operacion të dalë me sukses.

Prej pak ditësh klubet janë në negociata dhe në kampin e kuq janë të bindur se mund ta sjellin brazilianin.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"