EKSKLUZIVE/ Incidenti në Skënderbeu-Partizani vijon edhe jashtë fushe, tifozët korçarë godasin me gurë autobusin e “demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2022 | 21:53

EKSKLUZIVE/ Incidenti në Skënderbeu-Partizani vijon edhe jashtë fushe, tifozët korçarë godasin me gurë autobusin e “demave”

Në minutat e fundit të ndeshjes Skënderbeu-Partizani ndodhi një episod aspak i përshtatshëm në futbollin tonë, aq më shumë në një qytet si Korça, që njihet si një nga qytetet më “fair play”.

bandicam 2022-02-14 18-39-07-230

Pas përmbysjes së Partizanit, fansat vendës nisin të bëhen agresivë dhe dufin e shfryjnë te gjyqtari anësor, Orgest Grabova, i cili goditet me një send të fortë dhe pëson një çarje në kokë.

Ndalet loja dhe mjekët e Partizanit i mjekojnë plagën. Më pas vijon gjithçka normalisht.

Tifozët korçarë nuk janë mjaftuar me incidentet brenda fushës, por kanë vazhduar me trazira edhe pas 90 minutave.

Burime për gazetën bëjnë me dije se ultrasit e Skënderbeut kanë goditur me gurë autobusin e skuadrës në momentin kur po afrohej në stadium për të marrë lojtarët miq. Fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa dëme materiale apo fizike në njerëz.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

VIDEO/ Rikthehet sërish dhuna në futbollin shqiptar, tifozët e Skënderbeut i çajnë kokën gjyqtarit anësor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"