EKSKLUZIVE/ Incidenti në Shkodër, zbulohet lista e tribunës VIP. Flet administratori: Emri i Xhaferit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 11:23

EKSKLUZIVE/ Incidenti në Shkodër, zbulohet lista e tribunës VIP. Flet administratori: Emri i Xhaferit…

Para takimit të Vllaznisë ndaj Elbasanit në Kupë ka pasur një debat mes dy drejtuesve më të lartë të Vllaznisë, Alban Xhaferi donator i ekipit, si dhe Benjamin Naku, administratorit i klubit. Përpos ecurisë së mirë të ekipit, incidenti i djeshëm tregon se ka krisje mes drejtuesve.

122037035_3421495197927482_5669782790906784180_n

Shkak është bërë pengimi i donatorit nga policia bashkiake që të hyjë në stadium, me pretekstin se nuk e ka pasur emrin në listë. Ajo që e ka nevrikosur Xhaferin është sajesa, sikur policia bashkiake nuk e ka njohur, si dhe mosreagimi i administratorit që ka qenë pranë. “Panorama Sport” ka kontaktuar të dy drejtuesit e klubit, të cilët nuk kanë qenë në koherencë me njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se jo gjithçka po shkon siç duhet në klubin shkodran.

Administratori Benjamin Naku nga njëra anë ka sqaruar situatën e djeshme: “Nuk ka asgjë të vërtetë që ka pasur debate mes Xhaferin. Emri i tij ka qenë në listë dhe kjo mund të vërtetohet edhe te lista që është dorëzuar në polici. Unë thjesht u kam thënë punonjësve të policisë së bashkisë për çfarë arsyeje e pyesin z.Xhaferi: Kush je ti, pasi ai kishte emrin në listë. Kaq ka qenë e gjitha. Klubi Vllaznia, në këto momente, e ka të vështirë me tifozët e vet pasi nisur nga rezultatet ka një dëshirë të madhe për të qenë të pranishëm në stadium, ku edhe ne ndihemi në siklet pasi vendet janë të rezervuara dhe nuk mund të shkruhen më shumë se 10 emra”.

emrat (1)

Faksimile e listës zyrtare të tribunës VIP ku rezulton emri Alban Xhaferit (djathtas)

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"