EKSKLUZIVE/ Ilir Daja gjen skuadër të re, ish-trajneri i Partizanit do të drejtojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2022 | 21:56

EKSKLUZIVE/ Ilir Daja gjen skuadër të re, ish-trajneri i Partizanit do të drejtojë…

Ilir Daja tashmë nuk është më pjesë e Partizanit, por tekniku nuk do të mbetet pa skuadër. Aventura e radhës e 55 vjeçarit do të jetë në Kosovë.

ILIR DAJA

Burime për Panorama Sport thonë se tekniku ka mbyllur marrëveshjen me skuadrën e Ballkanit, në Superligën e Kosovës. Së bashku me të, do të shkojë dhe asistenti i tij Artim Pollozhani.

Ballkani ndodhet aktualisht në vendin e tretë në Superligën e Kosovës me 33 pikë të grumbulluara.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"