EKSKLUZIVE/ Iku nga Vllaznia, Da Silva: Ja kur firmos me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 14:44

EKSKLUZIVE/ Iku nga Vllaznia, Da Silva: Ja kur firmos me Partizanin

Viktor da Silva ka arritur akordin me Partizanin, por problemet fizike të shfaqura në fund të sezonit e kanë penguar të bashkohet me ekipin. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport” braziliani shpjegoi se është në fazë rikuperimi dhe në ditët në vijim do të kryejë testin e radhës për t’u siguruar se është shëruar plotësisht, përpara se të bashkohet me ekipin e Partizanit. Gjithsesi, ai nuk e vë në dyshim faktin që pritet të jetë lojtari i ri i Partizanit në ditët në vijim.

VIKTOR DA SILVA

Viktor, mund të na thoni diçka më tepër rreth së ardhmes tuaj? Po flitet shumë se do të firmosni me Partizanin, si qëndron e vërteta?

Po, është e vërtetë, së shpejti do të firmos me Partizanin.

A e keni lënë pas dëmtimin e pësuar në finalen e Kupës?

Jeni stërvitur në këtë periudhë? Po, jam duke i vazhduar stërvitjet, sigurisht duke u treguar i kujdesshëm. Gjatë këtyre ditëve kam edhe një kontroll të fundit për të marrë sigurinë 100% për të qenë i disponueshëm në mënyrë që të punoj normalisht në stërvitje me grupin.

PRAPASKENAT – Burime të sigurta në klubin e kuq i treguan dje gazetës se vonesa e zyrtarizimit të brazilianit lidhet direkt me gjendjen e tij fizike.

Mësohet se drejtuesit kërkojnë siguri për shkak të dëmtimit që Da Silva pësoi në finalen e Kupës, Vllaznia-Laçi, kur e la fushën pas 20 minutash lojë.

Lojtarit i është bërë e qartë se pasi të rikuperohet plotësisht, duhet të vijë në Tiranë dhe më pas klubi nga ana e tij do ta çojë në një nga klinikat për të bërë të gjitha testet mjekësore dhe fizike.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë Partizani do të firmosë zyrtarisht me lojtarin dhe më pas Da Silva do të nisë stërvitjen me grupin.

Pra, të kuqtë nuk duan të nxitohen pa qenë të sigurt për gjendjen e lojtarit.

Mbetet për t’u parë nëse Da Silva do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë ndaj Saburtalos, që do të luhet në Gjeorgji më datë 7 korrik.

DA SILVA

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"