EKSKLUZIVE/ Idrizi e “mbante peng”, mesfushori fiton “betejën” me Flamurtarin. Partizanit i hapet rruga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2020 | 13:55

EKSKLUZIVE/ Idrizi e “mbante peng”, mesfushori fiton “betejën” me Flamurtarin. Partizanit i hapet rruga

Arinaldo Rrapaj nuk do të jetë pjesë e Flamurtarit. 19-vjeçari vlonjat fitoi gjyqin në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF me klubin bregdetar. “Panorama Sport” mëson se i pranishëm në këtë seancë ka qenë pjesëmarrës dhe administratori i kuqezinjve Sinan Idrizi.
pjimage (1)
Vendimi në fjalë i anëtarëve të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve nuk është mirëpritur aspak nga Idrizi, i cili dhe ka debatuar me Rrapajn.

Ngërçi
Mesfushori vlonjat kërkoi pas përfundimit të sezonit të merrte “ok” nga drejtuesit e Flamurtarit për të mbyllur bashkëpunimin me ta në mënyrë që të kthehej në lojtar të lirë për të shkuar te Partizani. “Të kuqtë” i kishin kërkuar futbollistit vlonjat ta zgjidhte me dakordësim të ardhmen me Flamurtarin.
Sinan-Idrizi

Administratori i Flamurtarit këmbënguli vazhdimisht se nuk kishte ndërmend të shiste Arinaldo Rrapajn me pretendimin se ai dhe klubi kanë kontratë deri në përfundim të sezonint 2020-2021. Në kushte të tilla, Rrapaj vendosi ta dërgonte çështjen në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF dhe sot DZHK-ja i dha të drejtë 19-vjeçarit.

Tashmë, Partizanit i hapet rruga për të marrë pa asnjë lloj shpenzimi talentin vlonjat.

CV-ja e Rrapajt
rrapaj

Ai luan në linjën e qendrës dhe krahun e djathtë të mesfushës. Rrapaj debutoi sezonin e kaluar me ekipin e parë të Flamurtarit, kohë kur drejtohej nga Ilir Daja. Ai ishte ndër të paktët lojtarë që spikati në sezonin fatal 2019-2020 të vlonjatëve duke rënë nga Kategoria Superiore. Mesfushori i dalë nga akademia e Flamurtarit ka zhvilluar gjithsej 57 ndeshje (52 në kampioat dhe 5 në Kupë). Rrapaj do të jetë një vlerë e shtuar për Ilir Dajën, me të cilin pritet të bashkohet pas një viti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"