EKSKLUZIVE/ I shënoi ish-ekipit të tij, rrëfehet Dunga: Goli ndaj Tiranës nuk ishte hakmarrje, ja kujt ia dedikoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 18:24

EKSKLUZIVE/ I shënoi ish-ekipit të tij, rrëfehet Dunga: Goli ndaj Tiranës nuk ishte hakmarrje, ja kujt ia dedikoj

Ismael Dunga është heroi i Shkodër. I ardhur nga Tirana me pasaportë keniane, sulmuesi ka shënuar një gol në frymën e fundit. Një formë hakmarrjeje, që ai nuk e pranon. Për “Panorama Sport”, sulmuesi rrëfehet për golin, objektivat dhe të ardhmen.
126511910_3508247505918917_6758041878699365973_o

Ishte një gol hakmarrjeje?

Nuk është një gol për hakmarrje ndaj Tiranës, por është një gol që na vlen tri pikë të arta në këtë takim. Mendoj se ne e merituam fitoren në këtë përballje. Jam i kënaqur që luaj te Vllaznia, pasi për mua gjithçka është në rregull.

Mendoni se mund të luani titullar?

Mendoj se i takon trajnerit të vendosë për këtë gjë, por aq minuta sa të më jepen do të bëj më të mirën për të justifikuar besimin e tij. Goli shkon për gruan dhe familjen time, pasi ata më mbështesin gjithmonë në punën time.

A e parashikuat momentin e golit, pasi menjëherë pasi shënuat ju pamë të ngrini duart, duke falënderuar Zotin?

Unë gjithmonë parashikoj shënimin e golave në çdo ndeshje që luaj. Kjo është detyra ime. Të shënoj dhe t’i jap maksimumin tim ekipit tim.

Mendoni se Tirana mund të jetë penduar që ju la të lirë në verë?

Nuk mund ta di nëse janë penduar, por nuk është e rëndësishme tani, sidomos për mua. Jam i lumtur të Vllaznia. Shijoj kohën time këtu dhe futbollin, duke shënuar gola.

Besoni se Vllaznia mund të luftojë këtë sezon për titullin kampion. Ju e njihni këtë ndjesi…

Po, unë jam i sigurt që do të luftojmë për pozicionet më të larta të renditjes. Klubi është i strukturuar mirë. Ka bërë një planifikim të mirë këtë sezon. Bordi dhe stafi janë shumë mbështetës dhe na japin besim. Të gjithë ne lojtarët kemi bashkëpunim të mirë me njërit-jetrin, kështu që po besoj se do të bëjmë shumë mirë këtë sezon

Me sa gola do të ishit i lumtur të mbyllnit këtë sezon në Kategorinë Superiore?

Nuk kam ndonjë numër të caktuar. Qëllimi im, siç e përmenda, është të jap maksimumin për ekipin. Në disa raste, mirë nëse shënoj, jap një asist apo bëj një paraqitje të mirë.

Mediat turke kanë shkruar që ju mund të transferoheni në Turqi në janar, madje duke përmendur emrin e klubit Menemenspor. Si është e vërteta?

Unë nuk di asgjë për këtë. Agjenti im kishte disa diskutime në të kaluarën me një klub turk, por çështje të mbyllura. Për momentin jam shumë i lumtur te Vllaznia dhe nuk mendoj për asgjë tjetër përveç përqendrimit në ekipin tim.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"