EKSKLUZIVE/ I besuan stolin Arian Bellait 1 javë para fillimit të kampionatit, zbulohen prapaskenat e lëvizjes surprizë të Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2022 | 14:39

EKSKLUZIVE/ I besuan stolin Arian Bellait 1 javë para fillimit të kampionatit, zbulohen prapaskenat e lëvizjes surprizë të Bylisit

Jeton Beqiri largohet nga drejtimi i Bylisit dhe në vend të tij emërohet Arian Bellai. Ky ishte lajmi befasues i paradites së djeshme në klubin ballshiot, për më tepër vetëm 7 ditë para startit të kampionatit.

ARIAN BELLAI

U mendua se Beqiri e pësoi si Dritan Mehmeti te Partizani, duke u larguar nga Bylisi pas humbjes në miqësoren ndaj Tiranës 1-3, por burime të “Panorama Sport” në klubin ballshiot tregojnë të kundërtën.

Gjithçka ka qenë e mirëmenduar dhe me një pakt xhentëlmenësh mes vetë presidentit Besnik Kapllanaj dhe tetovarit që riktheu Bylisin në elitë.

Trajneri 42-vjeçar mësohet se një ofertë joshëse nga liga e dytë në Arabi dhe negociatat i ka nisur që në muajin maj, duke vendosur në dijeni edhe Kapllanajn.

Mirëpo, konkretizimi zgjati dhe vetëm javën e kaluar, Beqiri mori OK-in nga klubi arab. Kësisoj, në mirëkuptim me Kapllanajn, u zgjidh kontrata me marrëveshje.

Beqiri do të jetë në Ballsh deri në fundjavë, duke ndihmuar sadopak edhe trajnerin e ri, Bellai. Ish-mesfushori i Kombëtares vjen pas një eksperience të suksesshme në Greqi nën drejtimin e skuadrave si Apollon Larisa dhe Kallamata.

Me të parën iu afrua ngjitjes në Superligën greke në sezonin 2019-2020, ndërsa deri në muajin mars të këtij viti ka qenë në krye të Kallamatës, një klub me emër në shtetin fqinj. Bellai e ka nisur karrierën si trajner në vitin 2013 te skuadra e vendlindjes, Luftëtari.

Më pas FSHF-ja e emëroi në krye të Kombëtares U-19, ku qëndroi për rreth 2 vite. Sot gjirokastriti do të bëjë prezantimin në Ballsh, ndërsa me vete ka marrë edhe një ndihmës nga Greqia, pikërisht Konstantinos Mihailidhis, i cili ka qenë deri pak kohë më parë në stafin e Skoda Ksanthit.

Ky i fundit do të bëjë njëkohësisht edhe rolin e përgatitësit atletik. Debutimi i Bellait është të dielën në Ballsh kundër Kastriotit.

bellai (1)

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Bylisit i ikën trajneri një javë para startit të kampionatit, ja kush pritet të drejtojë ballshiotët

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"