EKSKLUZIVE/ Humbja në derbi, Tirana bën “kokë turku” mbrojtësin. Ja prapaskenat para udhëtimit në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 12:05

EKSKLUZIVE/ Humbja në derbi, Tirana bën “kokë turku” mbrojtësin. Ja prapaskenat para udhëtimit në Vlorë

Derbi e lë me pasoja Tiranën. E pëson Erjon Hoxhallari. Mbrojtësi i krahut të majtë, titullar i padiskutueshëm sezonet e fundit, është lënë jashtë skuadrës që ka udhëtuar dje në mbrëmje drejt Vlorës.tirana

Autobusi që prihej nga Tefik Osmani në vendin e parë, në krah të shoferit, pas shumë kohësh nuk ka pasur lojtarin e krahut të majtë dhe një nga kapitenët e skuadrës bardheblu. Ka qenë një vendim i drejtuesve për ta lënë Erjon Hoxhallarin jashtë skuadre. Në fakt, mbrojtësi nuk ishte as në stol në sfidën e Kupës me Shënkollin dhe kjo u pa qartë nga të gjithë, duke lënë të kuptohet se diçka nuk shkonte në atë mes.

Përfundimisht (pa llogaritur ndonjë surprizë të ditës së shtunë), Erjon Hoxhallari mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen me Flamurtarin. Një goditje e parë kjo e drejtuesve ndaj grupit bardheblu, por e paralajmëruar nga presidenti Refik Halili që ditën e diel pas derbit.

Takimi – Në fund të stërvitjes së djeshme, trajneri Ardian Mema ka zhvilluar një bisedë të gjatë me drejtorin sportiv Arbi Laçi. Është dukur qartë se diskutimi ka qenë për ekipin si dhe gjendjen, por si rrallëherë është folur aq gjatë, pikërisht në momentin kur skuadra po bëhej gati të udhëtonte drejt Vlorës. Aq kohë mori diskutimi, sa trajneri Ardian Mema ka dalë i fundit nga dhomat e zhveshjeve të Tiranës, por dukshëm shumë i mërzitur dhe jo në formë si zakonisht.hoxhallari

Dorian Kërçiku është një tjetër futbollist, i cili nuk udhëtoi me skuadrën drejt Vlorës. Mësohet se lojtari është i dëmtuar që para ndeshjes me Shënkollin. Ai nuk luajti as në sfidën e Kupës dhe nuk ka dalë këto ditë në stërvitje me bardheblutë. Kujtojmë se mbrojtësi i djathtë luajti 90 minutat e para zyrtare këtë kampionat kundër Partizanit të dielën e shkuar. Formacioni, një revolucion – Habia më e madhe gjatë pasdites së djeshme ka qenë formacioni. Ardian Mema ka hedhur në fushë një 11-she shumë ndryshe nga takimi i fundit.

Emrat e rinj dhe blerjet e verës pothuajse të gjitha në stol. Lika në mes të katërkëndorit dhe më pas një mbrojtje me Dokën që kthehet djathtas. Në qendër Osmani dhe i rikthyeri Imami pas dënimit njëjavor në derbi për sherrin me Memën. Risia është Marsel Ismajlgeci në krahun e majtë në vend të Hoxhallarit. Mesfusha plotësohet me dy qendrat Batha-Çelhaka. Para tyre një treshe me Muçin në qendër dhe nga krahët Kobina dhe Halili. Në sulm, krejt i vetëm Ismael Dunga. Ky ishte formacioni që provoi dje Mema, ndonëse mund të ketë edhe një ide me mbrojtje si në opsionin e parë, por me Vangjelin, Torasën, Karabecin, Hasanin, Kalenë dhe Ngonë në sulm.hoxhallari tirana

Gjithçka pritet për t’u zbuluar në një ndeshje me shumë dilema për bardheblutë e Ardian Memës. Pas dy humbjeve në derbi dhe me Kukësin, edhe një barazim në Vlorë do të ishte i tepërt. Kujtojmë që Refik Halili i ka lënë tri ndeshje afat Ardian Memës, që ky i fundit dhe Tirana të bëjnë kthesën në këtë sezon. Kujtojmë se të njëjtën krizë kaloi sezonin e shkuar braziliani Ze Maria dhe Tirana e tij…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"