Ekskluzive/ Hugo Almeida largohet nga Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2016 | 18:14

Ekskluzive/ Hugo Almeida largohet nga Tirana

Hugo Almedia është larguar zyrtarisht nga Tirana. almediaSulmuesi brazilian i Tiranës është divorcuar për herë të dytë me bardheblutë dhe këtë herë përfundimisht.

Zyrtarisht burime pranë klubit bëjnë me dije se motivi i largimit është forma e tij jo e mirë dhe problemet që ka pasur me gjurin.

Sipas klubit nëse atij do i rishfaqeshin problemet me gjurin, atëherë klubit i lind e drejta për të prishur kontratën.

Gjithsesi, nuk përjashtohen edhe motive të tjera për këtë divorc. Lojtari për asnjë moment nuk e bindi plotësisht stafin e Tiranës, ndërkohë që përflitej se kishte edhe probleme me ambientimin në kryeqytetin shqiptar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"