EKSKLUZIVE/ “Hidi do të thyejë rekordin e Xofit”, Ansi Agolli: Si na ngacmonte portieri mua dhe Bulkun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 11:03

EKSKLUZIVE/ “Hidi do të thyejë rekordin e Xofit”, Ansi Agolli: Si na ngacmonte portieri mua dhe Bulkun

Ansi Agolli, Ervin Bulku dhe Isli Hidi janë tre miq shumë të ngushtë mes tyre. Ish-kapiteni i Kombëtares ka treguar raportet me ish-mesfushorin dhe portierin si dhe objektivin e këtij të fundit. “Portieri është diçka tjetër dhe e dinim edhe më përpara këtë gjë. Gjithmonë Isli na e thoshte:

Agolli Hidi Bulku

‘Do t’ju përcjell, do ta lë i fundit’. Kështu ndodhi (qesh…). Me sa e kam parë, Isli e ka eksperiencën e duhur për ta menaxhuar veten si duhet. Është element i rëndësishëm në një skuadër shqiptare. I uroj që të luajë sa më shumë dhe shpresoj që ta thyejë rekordin e Dino Xofit, që me sa di unë, është një nga objektivat që ka Isli.

Agolli

Bulku trajner? Të dy nga njëri-tjetri, për të marrë dhe për të dhënë. Sa herë që flasim, shkëmbejmë eksperiencat tona. Kemi nevojë të dy për të shkëmbyer mes nesh. Futbolli nuk mbaron asnjëherë dhe ka vend për të mësuar”, është shprehur Ansi Agolli për gazetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"