EKSKLUZIVE/ Hero me “vonesë”, Barbosa: Më pëlqen Shqipëria, Kukësi e bëri kthesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 15:39

EKSKLUZIVE/ Hero me “vonesë”, Barbosa: Më pëlqen Shqipëria, Kukësi e bëri kthesën

U federua për llog ari të Kukësit në limitet e merkatos, si një afrim cilësor dhe që do t’u garantonte verilindorëve golat këtë sezon. Gabriel Barbosa, në ndeshjen e parë si titullar, arrin të gjejë rrugën e rrjetës dhe t’u japë fitoren e parë bluve këtë sezon. Një fitore që e largon nga vendi i fundit. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, 23-vjeçari i ardhur në huazim nga klubi i Superligës greke, Levadhiakos, shprehet i kënaqur për ndihmën që i dha skuadrës, ndërsa këtë gol ia dedikon familjes së tij. Sulmuesin Barbosa mendon se kjo do të jetë ndeshja e kthesës, ndërkohë që nuk preferon t’i vërë limite vetes sa i përket objektivit personal.

barbosa

Si ndiheni pas golit duke i dhënë tri pikët skuadrës?

Ndihem shumë i lumtur që munda të ndihmoj ekipin me golin e fitores. Jo vetëm për golin e shënuar, por edhe për ndihmën që munda të jap në fushë.

Kujt ia dedikoni golin dhe fitoren?

Këtë gol ia dedikoj familjes sime, të dashurës sime, njerëzve që punojnë me mua nga larg në përgatitje fizike e rikuperim dhe menaxherit tim.

Mendoni se kjo ishte fitorja e kthesës, duke qenë se skuadra ishte në vendin e fundit?

Fitorja është gjithmonë e rëndësishme, ne punojmë vazhdimisht për të. Por për momentin që ishim, mund të themi se është një pikë kthese për ne që të vazhdojmë përpara në kampionat.

Si ju duket kampionati shqiptar në kaq pak kohë sa jeni këtu?

Përgjithësisht më duket një kampionat i rregullt dhe ka një organizim të mirë. Ka gjithashtu një shikueshmëri të mirë për të luajtur.

Cili është objektivi juaj, sa gola synoni të shënoni këtë kampionat?

Qëllimi im këtu është të kem minuta në fushë, të ndihmoj gjithnjë e më shumë me asistime dhe gola. Nuk kam një numër golash për të arritur, por gjithmonë dua të shënoj. Ndaj, e di që do të kem një mesatare të mirë.

gabriel barbosa

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"