EKSKLUZIVE / Halili: Sot jemi më të mirët. Presim derbin me kënaqësi, Partizani nuk është “i plagosur” (E PLOTE)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 22:43

EKSKLUZIVE / Halili: Sot jemi më të mirët. Presim derbin me kënaqësi, Partizani nuk është “i plagosur” (E PLOTE)

Refik Halili i gëzohet vendit të parë pas pesë javësh kampionat, teksa fitorja me Teutën i ngjit të vetëm në krye të klasifikimit.

hALILI

Në prononcimin e dhënë për mediat në përfundim të ndeshjes, presidenti i Tiranës kërkon gjithsesi ta mbajë skuadrën me këmbë në tokë, pasi është vetëm fillimi. Siç dihet, kemi hyrë edhe në javën e derbit dhe Halili jep përshtypjet e tij për këtë sfidë, duke mos i besuar shumë situatës jo të mirë që po kalojnë të kuqtë.

Ai kërkon që të luhet ndaj tyre sikur janë aktualisht ekipi më i mirë, edhe pse, sipas tij, sot për sot është Tirana ekipi më i mirë, duke iu referuar renditjes.

Një fitore shumë e rëndësishme përballë Teutës…
Normal që shumë e rëndësishme, por më e rëndësishme për ne është që vazhdojmë të ecim para. Fituam ndeshjen, gjë e mirë për skuadrën dhe për tifozërinë tonë.

Më në fund jeni në vendin e parë të vetëm, pas kësaj sfide. Si e shihni skuadrën pas këtyre javëve?
Kampionati është i gjatë, uroj që të mos ketë më ngjarje si ato që kaluan futbollistët tanë gjatë këtyre ditëve dhe të jenë të gjithë mirë me shëndet. Pastaj të shohim, futbolli është futboll, do të vazhdojmë të luajmë, të ecim para.

Është derbi pas kësaj ndeshjeje. Si e prisni?
Derbi është gjë shumë e bukur, e presim të gjithë me shumë kënaqësi. Do të jetë mirë që të mbushet stadiumi me sa më shumë spektatorë për të parë një ndeshje ashtu si kanë bërë gjithmonë të dyja skuadrat. Shpresojmë që edhe në këtë ndeshje të kënaqim edhe tifozerinë tonë, por edhe veten, duke dalë me fitore.

Keni një Partizan “të plagosur”. Do ta shfrytëzoni këtë moment në favorin tuaj?
Unë i ndjek të gjitha skuadrat, nuk mund të them që është “i plagosur”. Ne do ta vlerësojmë ashtu si edhe skuadra, sikur ajo të jetë skuadra më e mirë sot për sot në kampionatin shqiptar. Kështu duhet ta konsiderojmë nëse duam të ecim para dhe të kemi sukses.

Ndërkohë, a është Tirana skuadra më e mirë për momentin në futbollin shqiptar?
Nuk mund të them që jemi skuadra më e mirë, por di të them që kampionati është i gjatë. Sot për sot jemi në vendin e parë dhe jemi më të mirët.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"