EKSKLUZIVE/ Halili “SMS” Hoxhës: Tirana, shans për të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 21:01

EKSKLUZIVE/ Halili “SMS” Hoxhës: Tirana, shans për të gjithë

Refik Halili është pa dyshim i lumtur për suksesin e arritur nga Tirana në Korçë, por e pranon se ka qenë një ndeshje e tensionuar për të. Jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe për një motiv tjetër: disa tifozë besnikë të Tiranës që kishin udhëtuar në Korçë mbetën jashtë stadiumit, ndonëse presidenti i bardhebluve thotë se kishte marrë një premtim për t’i futur brenda. I ngacmuar nga “Panorama Sport” për afrimin e Alban Hoxhës te Tirana, Halili lëshoi një sinjal shumë të fortë: “Derën e kanë të hapur të gjithë…”.
refik halili

Halili, një fitore me drithërima që mban Tiranën 9 pikë para Kukësit, a jeni i kënaqur?
Ishte një fitore shumë e rëndësishme, por e vuajtur mund të them. Për mua rëndësi kanë gjithmonë tri pikët. Skuadra po tregon ndeshje pas ndeshjeje se është shumë e përgatitur. Këtë e tregon fakti që nuk është hera e parë për ne që përmbysim disavantazhin. Unë jam i kënaqur me këtë që bëri sot. Kjo ndeshje u fitua falë gjithë grupit, zotësisë së tyre dhe përgatitjes fizike të tyre. Si asnjëherë më parë sot keni qenë i tensionuar në tribunë.
Ngo

Ndikoi rezultati i pjesës së parë?
Të them të drejtën kam qenë i tensionuar. Kishim me vetë 15 tifozë që ndjekin ekipin kudo dhe meqenëse kishin ardhur, doja të ishin në stadium. Pashë që kishte goxha njerëz dhe nuk u ndjeva mirë që nuk i futa dot brenda.

Kjo është pjesë e rregullores, zoti Halili…
Po, është e vërtetë që janë kushtet e pandemisë, por mora një premtim dhe nuk u mbajt në fund. Ishte një bashkëpunim që mund ta bënte policia dhe nuk u bë, prandaj më erdhi keq.

A është kjo fitore që ju çon te titulli?
Ne kemi ndeshje të tjera dhe gjithçka është e hapur. Duhet të jemi të kujdesshëm. Skuadra është, megjithëse do të kemi mungesa si Batha apo edhe Doka, por mendoj se do të tregojmë që e meritojmë plotësisht kreun edhe pas ndeshjes me Kukësin.

alban hoxha

Alban Hoxha nuk ka rinovuar ende me Partizanin. A dëshironi që ta afroni te Tirana?
Të jem i sinqertë kushdo që kërkon të afrohet te Tirana, derën e ka të hapur. Më pas jemi ne dhe stafi që bën seleksionimin. Për këtë do të flasim pas ndeshjes me Kukësin. Atje fillon merkatoja për Kupat e Europës.

Po këmbëngulim, a është Alban Hoxha një emër në listën e dëshirave të Tiranës…?
Kjo është një gjë që i përket merkatos dhe ne do të flasim pas ndeshjes me Kukësin.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"