EKSKLUZIVE/ Grekët dënohen nga Durmishaj, gjobiten rëndë federata dhe klubi i Arisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 0:20

EKSKLUZIVE/ Grekët dënohen nga Durmishaj, gjobiten rëndë federata dhe klubi i Arisit

Fiorin Durimishaj po kalon një moment të vështirë që nga koha kur vendosi të braktiste Shqipërinë për të luajtur me Kombëtaren e Greqisë. Jo vetëm dëmtimet dhe dritëhijet në aspektin profesional, por tani e ka paguar shtrenjtë edhe klubi i fundit me të cilin ka luajtur. Bëhet fjalë për Arisin e Selanikut, që për shkak se aktivizoi sulmuesin shqiptar gjatë pjesës së dytë të sezonit, i është bllokuar merkato nga FIFA deri në qershor të vitit 2021 dhe është gjobitur me 500 mijë euro. Një goditje e rëndë për klubin grek, por edhe një telash më shumë për shqiptarin që nuk po gjen qetësi.

durmishaj

Dënimi

Fiorin Durmishaj është në pronësi të gjigantëve të Olimpiakosit, por duke mos pasur hapësira aty, klubi grek e huazoi në shtator të vitit të kaluar te belgët Kasland Beveren. Deri në janar shqiptari me pasaportë greke luajti 9 ndeshje dhe shënoi dy gola. Gjërat nuk shkuan siç donte ai dhe Olimpiakosi vendosi ta huazonte te Arisi i Selanikut. Mësohet se FIFA e patën paralajmëruar federatën greke dhe klubin e Arisit që ky transferim ishte i parregullt. Kjo nuk u mor parashysh nga verdhezinjtë dhe lojtari zbriti në fushë. Për ironi të fatit, vetëm një ndeshje dhe më pas u dëmtua. Por kaq ka mjaftuar që klubi të dënohet. Vendimi është zbardhur sot dhe Arisit i ëhstë bllokuar merkato deri në qershor të vitit 2021.

Greece-football-federation

Gjobë edhe për federatën

Është gjobitur edhe federata greke prej Durmishajt. FIFA, përveçse ka ndëshkuar me 500 mijë euro gjobë Arisin, i ka vendosur edhe federatës greke një gjobë prej 480 mijë eurosh. Kjo, për faktin se FIFA e pati paralajmëruar federatën greke të mos e miratonte federimin e sulmuesit nga klubi belg tek Arisi. Paralajmërimi nuk u mor parasysh dhe tani është gjobitur edhe federata greke. Ironi e fatit edhe në këtë rast… Federata greke bëri të pamundurën t’ia merrte Durmishajn Shqipërisë, dhe ndonëse djaloshi kishte luajtur 11 ndeshje me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, në fund e bindën të zgjidhte kombëtaren e madhe të Greqisë.

JORGIS MEMO – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"