EKSKLUZIVE/ Goli i falur, presidenti Demi: Shumë mirë ia bënë, mendoja një Partizan më të fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 23:40

EKSKLUZIVE/ Goli i falur, presidenti Demi: Shumë mirë ia bënë, mendoja një Partizan më të fortë

Për presidentin e Partizanit, Gazmend Demi, ekipi që ai financon prej shumë vitesh tregoi “Fair Play” në rastin e golit të pësuar, duke përkrahur vendimin e skuadrës, edhe pse pohon se është arbitri ai që vendos për të tilla situata.

Gazmend Demi

Në intervistën ekskluzive të dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, kreu i presidencës së kuqe nuk impresionohet shumë nga afrimi me Vllazninë, duke kërkuar të vijohet me këtë ecuri pozitive edhe në vijim. Sipas tij, ky nuk është ende Partizani që ai pret, edhe pse pohon se bllokimi i merkatos ka bërë të vetën.

Sa i rëndësishëm ishte ky trepikësh për Partizanin?

Ishte një trepikësh i vazhdimit të ecurisë pozitive. Por, i rëndësishëm do të jetë fundi nëse ne do të jemi për vend të parë apo jo.

Tani jeni vetëm katër pikë larg Vllaznisë…

Po mirë, nuk ka asnjë rëndësi, si katër, si gjashtë. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Për ne e rëndësishme është që të kemi ecuri loje të mirë, ka ende shumë ndeshje. Ekipet janë aty-aty.

Momentin e golit “të falur” si e komentoni?

Kjo tregon se sa shumë “Fair Play” ka te Partizani. Normalisht këtë punë e di Daja, por nuk e di, pa i rënë bilbilit arbitri… normal nuk duhet të ketë… Por, baza e gjithë kësaj është “Fair Play” dhe shumë mirë e bënë.

Ju jeni dakord me gjithë këtë që ndodhi?

Tani, përderisa e vendos trajneri me lojtarët, normal edhe unë jam dakord.

Ndeshjen e radhës e keni me Laçin. Çfarë prisni?

Të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme, si Laçi, si Apolonia edhe të tjerët me radhë. Shpresojmë që të ecim në këtë rrugë.

A është ky Partizan brenda pritshmërive tuaja?

Jo, për mua nuk është akoma. Mendoja një Partizan më të fortë, megjithatë ne ishim pa merkato dhe në janar nuk është se mund të gjesh shumë lojtarë. Por, shpresojmë që të ecim më mirë.

V. MEMA – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

“Ishte një ndjesi shumë e keqe”, Murataj sqaron episodin: Do të shënoja edhe po të kthehej aksioni

I hapën portën Kukësit, Ilir Daja: Murataj nuk gaboi, ja pse e morën këtë vendim

“Fitorja me Kukësin vlen 4 pikë”, Olsi Rama: E ka bërë edhe Di Kanio atë që bëmë ne! Kampionatin e kemi me veten, Partizani meriton një…

VIDEO/ Partizani thyen Kukësin dhe kërcënon Vllazninë, “fair play” i çuditshëm në golin e verilindorëve

VIDEO/ Precedenti në Angli, ja si ekipet bien dakord të falin golin si në Kukësi-Partizani

“Bëmë gjënë e duhur që i hapëm portën Kukësit”, Alban Hoxha: Ju tregoj “çelësin” e suksesit te Partizani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"